BSPK në mbështetje të protestës së zjarrfikësve

E publikuar: 14/11/2018 14:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës në mbështetje të zjarrfikësve lidhur me protestën e paralajmëruar për nesër.
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka dalë në mbështetje të Sindikatës së Zjarrfikësve lidhur me protestën e paralajmëruar të mbahet nesër.

Zjarrfikësit përmes kësaj proteste kërkojnë:

Qe të rregullohet statusi i tyre juridik;
Të sigurohet vija buxhetore dhe të nivelizohen pagat më shërbimet tjera emergjente;
Te kompensohen për punën jashtë orarit, ndërrimin e natës, punën e vikendeve dhe ditëve të festave;
Të kompensohen shërbimet mjekësore nga lëndimet në vendin e punës;
Të kenë pajisje të duhura për ta kryer punën e tyre ngase pajisjet momentale janë tejet minimale dhe çdo ditë rrezikohet siguria dhe shëndeti i tyre në punë etj.
Po ashtu në njoftim thuhet se, BSPK shpreh keqardhje për siç shprehen nga kjo sindikatë zvarritjet që i janë bërë kësaj kategorie të punëtorëve në zgjedhjen e çështjeve shumë esenciale që lidhen më të drejtat e tyre nga marrëdhënia e punës si dhe me diskriminimin e deritanishëm që u është bërë zjarrfikësve, ndaj kërkon nga institucionet relevante që sa më shpejtë të reflektojnë në përmbushjen e kërkesave të kësaj kategorie të punëtorëve.