Erdogan: Sulmuesi i Stambollit ishte sirian

E publikuar: 12/01/2016 13:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në një adresim publik në njërin nga televizionet turke, ka thënë se sulmi që goditi Stambollin në paraditen e së martës, ishte kryer nga një person me origjinë siriane.
Zyra e Perfektit të Stambollit ka lajmëruar se deri më tani të vdekur janë 10 persona, ndërsa 15 janë të lënduar, raporton Guardian.
Shpërthimi ka ndodhur në zonën e Sultanahmet në Stamboll, zonë kjo që tërë kohën është e mbushur me turistë.