Brnabiq: Serbia nuk ka kohë për të humbur

E publikuar: 29/06/2017 21:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministrja e re e Serbisë, Ana Brnabiq deklaroi sonte pas dhënies së betimit, se vendi i saj nuk ka kohë për të humbur dhe premtoi se ajo dhe ekipi i saj do të japin gjithçka nga vetja për të mirën e qytetarëve.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili e ka propozuar Brnabiq për mandate, mori pjesë sonte në dhënien e betimit të anëtarëve të qeverisës së re.

Brnabiq menjëherë pas zgjedhjes në postin e kryeministres ka marrë urime nga presidenti i Republikës Serbe Milorad Dodik, i cili ndodhet në listën e zezë të presidentit të SHBA-ve Donald Trump.

“Besoj se me sukses do të vazhdoni proceset e reformave dhe se me masat e qeverisë së re do të kontribuoni në rritjen e përgjithshme dhe afirmimin e Serbisë, si në planin e brendshëm, po ashtu edhe në atë ndërkombëtar”, ka thënë Dodik.

Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Serbisë sot me shumicë votash votuan qeverinë e kryeministres së re Ana Brnabiq. Për qeverinë e Brnabiq votuan nga 212 deputetë të pranishëm 157, 55 ishin kundër, ndërsa nuk pati abstenime.

Gjashtë deputetët e partisë Jedinstvene Srbije, votuan kundër zgjedhjes së qeverisë së re serbe.