Britania raporton zero vdekje nga COVID-19, për herë të parë që nga korriku i vitit të kaluar

E publikuar: 10/05/2021 19:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Asnjë vdekje e shkaktuar nga koronavirusi nuk është raportuar në Britani të hënën, hera e parë që nga 30 korriku i vitit të kaluar.

Zero vdekje u regjistruan gjithashtu në Skoci e Irlandën e Veriut, ndërsa katër vdekje u regjistruan në Uells, përcjell klankosova.tv.

Të dhënat sugjerojnë që kombinimi i karantinës me vaksinat kanë pasur efektin e dëshiruar, duke ulur numrin e të vdekurve.Mirëpo shifrat janë vetëm një masë e vdekjeve të lidhura me Covid-19 dhe shpesh ndikohen nga vonesat në raportim.

Kjo do të thotë se ato priren të jenë më të larta në gjysmën e dytë të javës, raporton The Guardian.

Lajmi vjen ndërsa të dhënat nga Shëndeti Publik Angli (PHE) sugjerojnë një dozë të vetme të vaksinës nga Oxford/AstraZeneca dhe individët kanë afërsisht 80% më të ulët të rrezikut të vdekjes nga COVID-19 krahasuar me ata që nuk kanë marrë ndonjë dozë.