Britania e Madhe: Prekja e kufijve, e rrezikshme

05.03.2019 19:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Britania e Madhe: Prekja e kufijve, e rrezikshme

Një debat për Kosovën është zhvilluar sot në Parlamentin britanik. Ndër të tjerë, aty ka folur edhe Ministri për Evropë, Sir Alan Duncan.
Duncan foli për sfidat dhe mundësitë e Kosovës, gjatë 11 vjetëve të pavarësisë së vendit.

Duke folur për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, ministri britanik ka thënë se “arritja e marrëveshjes e bazuar në ndryshimin e kufijve, rrezikon stabilitetin në Kosovë-Serbi dhe rrezikon të vendos një precedent që mund të shfrytëzohet nga palët e treta në rajon dhe më tej”.

Në anën tjetër ai e mirëpriti krijimin e Delegacionit shtetëror të Kosovës dhe theksoi se progresi në negociatat kërkon që të gjitha palët të “respektojnë të drejtën demokratike të Kosovës për të përcaktuar se si dhe nga kush, vendi është i përfaqësuar”.

Duke njohur mosmarrëveshjet aktuale ndërmjet qeverive të Kosovës dhe Serbisë, Duncan u bëri thirrje të dy palëve që të ulin tensionet dhe të kthehen në negociata.

Ndërkaq, në lidhje me tarifën e vendosur nga Kosova, ai theksoi se “me partnerët tanë ndërkombëtarë i kemi kërkuar qeverisë së Kosovës për të përcaktuar hapat që synon të marrë për pezullimin e tarifave dhe për të mundësuar një kthim në dialog”.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Protestë e dhunshme në Tiranë

Protestë e dhunshme në Tiranë

Serbisë i duhet ta njohë Kosovën, thotë eksperti amerikan

Serbisë i duhet ta njohë Kosovën, thotë eksperti amerikan

Komuna e Gjilanit do të hapë zyrë të gjendjes civile në një shkollë fillore

Komuna e Gjilanit do të hapë zyrë të gjendjes civile në një shkollë fillore

Ministri Shala dhe kryetari Begaj përurojnë inkubatorin e bizneseve në Malishevë

Ministri Shala dhe kryetari Begaj përurojnë inkubatorin e bizneseve në Malishevë

Imami Drilon Gashi e përsërit: Lejohet të falemi shqip

Imami Drilon Gashi e përsërit: Lejohet të falemi shqip

Haradinaj: Populli i Kosovës frymon në nderim të të rënëve

Haradinaj: Populli i Kosovës frymon në nderim të të rënëve

Trump thotë se Britania do të dalë nga BE-ja pa marrëveshje

Trump thotë se Britania do të dalë nga BE-ja pa marrëveshje

“Jetimat e Ballkanit” dhe Komuna e Skenderajt ndërtojnë edhe pesë shtëpi për familjet në nevojë

“Jetimat e Ballkanit” dhe Komuna e Skenderajt ndërtojnë edhe pesë shtëpi për familjet në nevojë

Thaçi zbrapset nga Amerika, brenda tre dite ndryshon qëndrim për Asociacionin

Thaçi zbrapset nga Amerika, brenda tre dite ndryshon qëndrim për Asociacionin

Paraburgim për dy persona, keqpërdorën detyrën zyrtare

Paraburgim për dy persona, keqpërdorën detyrën zyrtare

Mjeku i UÇK-së/ Historia e Ibish Ahmetit. Ju përkushtua të plagosurve të luftës

Mjeku i UÇK-së/ Historia e Ibish Ahmetit. Ju përkushtua të plagosurve të luftës

Shkup: Pritjet për hapjen e negociatave me BE-në

Shkup: Pritjet për hapjen e negociatave me BE-në

“Emigrantët po vdesin në Bosnje”, paralajmërimi i Kryqit të Kuq

“Emigrantët po vdesin në Bosnje”, paralajmërimi i Kryqit të Kuq

Hoxha nga Mitrovica që zbuloi 42 varre në vitin 1999, por kurrë nuk iu dha mundësia të dëshmojë

Hoxha nga Mitrovica që zbuloi 42 varre në vitin 1999, por kurrë nuk iu dha mundësia të dëshmojë

Pejë: Policia i gjen rreth një kilogram drogë në veturë – arrestohet 22 vjeçari

Pejë: Policia i gjen rreth një kilogram drogë në veturë – arrestohet 22 vjeçari

Taksa 100 për qind, industria prodhuese shënon rritje të lehtë

Taksa 100 për qind, industria prodhuese shënon rritje të lehtë