Brighton 1-0 United: Notat e lojtarëve

E publikuar: 05/05/2018 03:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester United ka pësuar humbje në kuadër të xhiros së 36 të Ligës Premier.

Djajtë e Kuq kanë humbur si mysafir në stadiumin “Amex” kundër Brightonit me rezultat 1-0.

Festa e futbollistëve të Brighton & Hove Albion (Getty Images)

Tashmë kanë dal edhe vlerësimet për lojtarët, ku futbollisti me notën më të lartë është në radhët e vendasve.

Mbrojtësi i krahut të djathtë të kaltërebardhëve, Bruno u vlerësua me notën më të lartë, 7.7.

Më i dobëti në fushë ishte gjithashtu te skuadra që shënoi fitore pas 26 vjetëve kundër “Old Trafford”, ku Kayal mori notën 5.9.

Pas kësaj, United mbetet në vendin e dytë të renditjes tabelore me 72 pikë, ndërsa Brighton ngritët në pozitën 11 me 40 pikë dhe është shumë pranë sigurimit të qëndrimit edhe për një sezon në ligën elitare angleze. /Telegrafi/

Brighton

Manchester United