‘Botërori në familje’, tema e Duelit Botëror

E publikuar: 04/07/2018 22:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kampionati Botëror është një prej evenimenteve që ndiqet bashkë nga anëtarët e familjes.

Futbolli është sporti më i popullarizuar në botë, ndërsa turneu më i madh në botë u jep mundësi njerëzve që të afrohen me njëri-tjetrin gjatë kohës së ndeshjeve.

Po ashtu, u jep hapësirë prindërve që t’i edukojnë fëmijët e tyre duke marrë shembull lojtarët që zbresin në fushë.

Prandaj, tema e të mërkurës mbrëma në emisionin Dueli Botërorit  që transmetohet në RTV Dukagjini ka qenë pikërisht se si ndiqet në familje Kampionati Botëror.

Opinionistët dhe mysafirët kanë treguar për përvojat personale në familjet e tyre dhe kanë dhënë ide të përgjithshme në lidhje me Kampionatin Botëror.

Mysafirët e të mërkurës mbrëma:

Ismet Munishi (trajner/analist)

Bylbyl Sokoli (trajner/analist)

Edita Sopjani (këngëtare)

Dukagjin Rudari (redaktor i sportit)

Përmendim se emisioni Dueli Botëror transmetohet çdo ditë nga ora 22:30 në RTV Dukagjini, ndërsa udhëhiqet nga Arta Nitaj dhe Fisnik Zymi. /Telegrafi/