Bologna – Juventus, formacionet zyrtare

E publikuar: 17/12/2017 14:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bologna dhe Juventusi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Zonja e Vjetër është mysafire e Bolognas në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të kampionatit italian.

Juventusi në këtë takim vjen pas dy një barazimi në ndeshjen e fundit në shtëpi ndaj Interit dhe dëshiron t’i kthehet fitoreve pikërisht ndaj Bolognas.

Në anën tjetër, vendasit kanë humbur në takimin e fundit dhe duan t’i kthehen rezultateve pozitive duke dashur ta shfrytëzojnë terrenin vendas.

Trajneri Roberto Donadoni ka vendosur të startoj me formacionin më të mirë, ndërsa Massimiliano Allegri edhe kësaj radhe ka bërë disa ndryshime.

BolognaMirante; Mbaye, Helander, Gonzalez, Masina; Poli, Pulgar, Donsah; Verdi, Destro, Okwonkwo

JuventusSzczesny; De Sciglio, Benatia, Barzagli, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Matuidi; Douglas Costa, Higuain, Mandzukic

/Telegrafi/