Calmy Rey: “Diaspora kosovare e bëri Diplomacin Zvicrane pro pavarësisë së Kosovës”

E publikuar: 28/12/2016 14:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Foto : Anouk Van Aperen

Bisedë mes ish Shefes të Diplomacisë zvicrane Micheline Calmy-Rey dhe ish ambasadorit të Kosovës në Zvicër Naim Malaj

Qysh në vitin 2005, ambasadori Zvicran pranë OKB-së në Nju Jork,  Peter-Maurer argumentonte idenë e pavarësisë së Kosovës. Një qëndrim shumë i guximshëm për një vend të vogël e neutral si Zvicra. Disa komentatorë do të shtronin pyetjen nëse  ambasadori Maurer ishte esëll atë ditë.

Për arsyet e ndërrimit të prioriteteve, statusi para negociatave, kulisat e bisedimeve për Kosovën argumentat me presidentin Putin në favor të  Kosovës,   kontaktet me liderët kosovarë si dhe disaporën kosovare në Zvicër,  flet ish shefja e diplomacisë dhe kryetarja e Konfederatës Helvetike, Micheline Calmy-Rey, në një bisedë me ish ambasadorin e Kosovës në Zvicër Naim Malaj.

Zonja Calmy-Rey, si shefe e Departamentit Federal për Punë të Jashtme jeni angazhuar në favor të pavarësisë së Kosovës. Më kujtohet deklarata e ambasadorit tuaj Peter Maurer pranë OKB-së në Nju Jork  në  vitin 2005,  i cili që në atë kohë kishte shtruar çështjen e Pavarësisë së Kosovës në ndërkohë që vende si SHBA, Franca, Britania, Gjermania etj, ishin më të « kujdesshme » rreth  kësaj çështje. Për Zvicrën e « vogël » dhe neutrale Kosova paraqiste një interes të veçantë  për politikën e e saj  të jashtme?

Së pari,  ka një komunitet të rëndësishëm të Kosovës që jeton në Zvicër, ky ishte një argument për të cilin interesohej Zvicra rreth Kosovës dhe  stabilitetit të regjionit.

Në atë kohë zhvilloheshin mbledhje të rregullta ne Lucern mes serbëve dhe kosovarëve dhe në atë  kohë  mbrohej  ideja që  Kosova të sillej  konform standaretave nderkombëtare, si ato  të Drejtave të Njeriut dhe qeverisjes së mirë,  para se te diskutohej për çështjen e statusit, transmeton infosot.com.

Mirëpo, këto bisedime nuk shpinin askund, nuk ishte një zgjidhje të problemit. Në një moment të caktuar pas një reflektimi brenda Departamentit tonë konkluduam se duheshin ndërruar përparësitë, duhej së pari të zgjidhej statusi kështu që  njerzit që jetonin në Kosovë  do të kishin interes  që të promovonin  të Drejtat e Njeriut dhe qeverisjen  e mirë, në ndërkohë që pa status nuk kishte përgjgegjësi, nuk kishim autoritete dhe lidership përgjegjës, pra kemi ndërruar prioritetet, duke vënë statusin para standarteve.

Foto : Anouk Van Aperen

Ishte nje reflektim i bërë  në akordim me diplomacitë  perëndimore?

Ishte nje reflektim i bërë  brenda  Departametit tonë , ky ishte qëndrimi që ambasadori ynë  Peter Maurer  ka mbrojtur para Këshillit të Sigurimit të OKB-se në Nju Jork.

Ky  fjalim ka pasur mbështetjen dhe aprovimin  e disa departamenteve federale  dhe është bërë në emër të Konfederatës Helvetike.

… dhe që kishte mbështetjen e Këshillit Fderal (Qeverisë Federale) ?

Sigurisht që ka pasur mbështetjen e Këshillit Federal, ky fjalim që evokonte per herë të parë idenë e pavarësisë së Kosovës kishte marrë aprovimin e  departameteve federale pa asnjë vërejetje ashtu siç e kërkon procedura, fjalimi  ka kaluar në  Këshillin e Sigurimit me mbështetjen e Këshillit Federal, të cilin e përfaqësonte ambasadori Maurer. Eshtë e vërtetë që ky fjalim që nuk pritej nga Zvicra e vogël ka bërë një bujë të veçantë në rrethet diplomatike.

Qëndrimi juaj ndaj Kosovës tërheq vëmendjen edhe të shteteve më të fuqishme si SHBA, aq sa  SHBA-të do t’ju ftojnë në  një mbledhje trans-atlantike ?

Po, gjatë një  mbledhje transatlantike në Nju Jork, në marzhinat e një mbledhjeje të Asamblesë së OKB-së në Nju Jork që mblidhte vendet e Bashkimit Evropian dhe vendet e NATO-s,  si e ftuar e posaçme  ishte edhe Zvicra. Amerikanët na ftonin kur kishte nevojë në Nju Jork ndërsa evropianët nuk na ftonin në Bruksel…

Pas fjalimit të ambasadorit tonë  në OKB  rreth pavarësisë së Kosovës, çështja ishte shtruar tashmë në këtë mbledhje. Në rend të ditës  të këtij takimi figuronte paravarësia e Kosovës.

Duhet thënë që  këto mbledhje nuk janë demoktratike për faktin se të parët  që flasin janë  të mëdhenjtë e pastaj të vegjlit.  Por kur u shtrua tema e Kosovës unë kërkova e para fjalën duke thyer rregullat e protokollit. Në fjalën time  argumentova pavarësinë e Kosovës. Ishte një  diskutim i gjallë dhe me reagime interesante.  Më  kujtohet që Sekretarja e Shtetit  Condoleezza Rice, vetëm miratonte  me kokë argumetet e mia… Ishte diçka e befasishme qe dikush që ndodhej në fund të ftesës te ngriste dorën i pari… Këtu  kam shfaqur  argumetin per pavarsinë e Kosovës dhe nga kjo kohë jam shfaqur ne publik si personi  qe mbronte pavarësinë e Kosovës, transmeton infosot.com.

Një mbresë, një  kujtim të veçantë nga takimet tuaja me liderët botërorë  rreth çështjes së Kosovës ?

Kam një kujtim me Vladimir  Putin të cilin e kam takuar si kryetare e Konfederates Helvetike,  nëse s’gaboj më 2007. Presidenti Putin, paraqiste argumente të kundërta rreth pavarësisë  së Kosovës  duke  u frikësuar nga një rast që do të shërbente si precedent.  I shpjegova pozicionin e Zvicrës, se mes  dy parimeve  të së Drejtës Publike Ndërkombëtare, atij të vetvendosjes së popujve dhe ingritetit territorial te nje vendi. Zvicra kishte zgjedhur  t’i  jepte  prioritet  vetvendosjes së  popullit kosovar per faktin që kishte një qeveri në një territor, popullatë  dhe që sidomos kishte  pasur një popullatë të rrezikuar, e cila  kishte  pësuar dhunime të të  Drejtave Njerzore .

Për këtë arsye ne i kishim dhënë  përparësi  parimit te vetvendosjes si një mënyrë për ta mbrojtur Kosovën dhe popullin e saj.  Këto argumente janë  marrë  edhe  nga Gjykata Ndërkombëtare Hagës,  por që, për kërshëri,  më vonë, i njëjti tip argumetash juridikë është  përdorur edhe nga Rusia pas bashkimit  të Krimesë.

Ku ndodhej Micheline Calmy-Rey më  17 shkurt 2008 ?

Kam qenë e  ftuar në një ceremoni fetare të organizuar nga komuniteti kosovar që mbahej në kishën e qyteti Wil në Zvicrën gjermane.  Kur arrita në  stacionin  trenit,   prifti  që më priste qante nga gëzimi. « është e pabesueshme, ka ndodhur një mrekulli, sot në mëngjes Kosova ka shpallur pavarësinë e Kosovës ndërsa ju ndodheni në mesin tonë »,  më thoshte ai.

Kam pasur shume problem per te bindur kolegët e  Këshillit Federal se prania ime ne Wil më  17 shkurt 2008  ishte një rastësi, një takim që ishte caktuar  tre muaj me parë dhe se nuk isha unë ajo që  e kishte caktuar datën pavarësisë së Kosovës.

Rreth njohjes së pavarësisë së Kosovës, Zvicra e ka njohur  më 27 shkurt 2008.   Një « vonesë »   10 ditëshe për një vend që i pari e kishte mbështetur këtë pavarësi ?

Nuk ishte shume vonë,  së  pari duhej rregulluar çështja e hapjes së ambasadës. Jemi një nga vendet e para që kemi hapur një ambasadë në Kosovë.   Pastaj jemi angazhuar në bindjen e antarëve te komisionit parlamentar për  politikë  të  jashtme,  sepse njohja e një shteti nuk është  vetëm  çështje  e Qeverisë Federale, duhej aprovuar edhe nga komisioni parlamentar.

Nuk ishte e lehtë të bindeshin anëtarët e  këtij komisioni brenda të cilit kishte anëtarë që kundërshtonin pavarësinë e Kosovës duke u thirrur në argumente të  së Drejtës Ndërkombëtare Publike. Argumente që ishin shprehur nga ekspertë kushtetues që thonin se integriteti territorial ishte kundër të Drejtës Ndërkombëtare Publike dhe per Zvicrën si një një shtet i së Drejtës kjo paraqiste problem.

Pastaj për  arsye neutraliteti  kishte frikë nga prishja e marrëdhënieve  me Serbinë dhe Rusinë.

Serbia nuk i kishte shkëputur  marrëdhëniet diplomatike dhe  për një kohë  ia kishte ndaluar ministrit të saj të më fliste.

Ishin disa shqetësime që mund të  kuptoheshin por me kohë ato rezultuan te pabazueshme sepse Zvicra  ka punuar shumë  me Serbinë në kuadër të OSBE-së, kemi bërë një presidencë te përbashkët  me Serbinë  gjatë vitit 2014-2015 ;  pastaj me Rusinë kemi punuar rreth bisedimeve  mes Turqisë dhe Armenisë për çka interesohej edhe Rusia.

Zvicra ishte aktive në disa dosje diplomatike si ajo e marrëveshjes nukleare me Iranin. Përfaqësonim interesat e Rusisë në Gjeorgji që nga ndërprerja e marrëdhenive mes këtyre vendeve nga viti 2008. Me Rusinë nuk kemi pasur probleme të veçanta per faktin qe kemi qene aktiv ne shumë dosje diplomatike,  ndërsa me Serbinë marrëdhëniet kanë rifilluar ngadalë.

Pas zgjedhjeve presidenciale  amerikane,  në Serbi janë  dëgjuar zëra që Kosova tani duhet t’i kthehet Serbisë, ndërsa  Vladimir Putin shumë kohë më parë  u thoshte serbëve që «  Perëndimi ua ka vjedhur Kosovën,  ne do t’ju ndihmojmë».  Në të njëjtën kohë, Rusia po i shet   Serbisë armë të sofsitikuara  me çmime të volitshme. I frikësoheni një  kthimi te Rusisë  në Ballkan dhe një  skenari në Kosovë  te ngjajshëm e me atë të Krimesë ?

Mendoj se garancia me e mirë për Kosovën janë bisedimet që aktualisht po bëhen mes Bashkimit Evropian  dhe Serbisë  per hyrjen e saj ne BE, si dhe investimi i  BE-së në Kosovë për t’i përmisuar standartet  e të  Drejtave te Njeriut dhe të  qeverisjes së mirë për  të gjetur zgjidhje për problemin e të  drejtave e minoritetit serb në Kosovë. Me duket se BE  është shumë e angazhuar në Kosovë.

Këtu shoh garancitë më  të mira për Kosovën,  do të thotë në  bisedimet  mes Serbisë  dhe BE-së edhe pse disa vende të saj nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.

Cfarë  mendoni rreth administratës  së  ardhshme amerikane nëse ajo do te vazhdojë  ta ketë në axhendën e politikës  së saj te jashtme Ballkanin apo do të ketë një shpërqëndrim të vëmendjes nga Kosova dhe Ballkani ?

Eshtë  vështirë të  thuhet se çfarë do të ndodhë, ajo që  i  karakterizon zgjedhjet amerikane është  e panjohura. Por  ajo që është e sigurt  ka të bëjë  me faktin që BE-ja do të  duhet  të investojë më shumë në  politikën  e mbrojtjes sepse Donal Trump  gjatë fushatës ka shprehur skepticizimin e  SHBA-ve ndaj  NATO-s duke folur edhe për tërheqje nga ky organizatë. Eshtë një  konstatim dhe një reflektim qe po bëjnë evropianët për të forcuar  nje politikë te sigurisë dhe te mbrojtjes, transmeton infosot.com.

Për  momentin është vështirë të thuhet më shumë.

Kosova vazhdon të mbetet në fokusin e politikës së jashtme zvicrane ?

Qëndrimi i Zvicrës ka  qenë që  pavarësia do te krijojë  një qeverisje më të mirë,  kushte për pergjegjësi  rreth  standarteve ndërkombetare,   të të  drejtave  te njeriut.

Zvicra ka inkurajuar dhe  mbështetur financiarisht autoritetet kosovare, ushtarë zvicranë ndodhen në Kosovë në kuadër të misionit Swisscoy. Ne kemi investuar në EULEX, ne jemi shumë të pranishëm në Kosovë dhe vazhdojmë të tregojmë interesin tonë për vendin tuaj. Pak kohë më parë minsitri ynë,  Z. Burkhalter  ka pritur  ministrin  tuaj duke rikonfirmuar interesin tonë  për Kosovën.

Cilat kane qenë kontaktet tuaja me autoritet kosovare ?

Unë kam pasur kontakte të mira dhe të shpeshta. Kam takuar presidentin  Rugova kur ai ishte i sëmurë. Me kishte treguar dhomën ku mbante koleksione gurësh të çmuar mineralesh nga regjione të ndryshme të Kosovës,  duke më bërë  një dhuratë. Kosova është  një vend për te cilin kam ruajtur një dashamirësi të veçantë. Shpresoj se do ta vizitoj së shpejti.

Si e shihni të  ardhmen e Kosovës dhe të Ballkanit ?

Unë jam gjithmonë optimiste sepse jam e udhëhequr nga dëshira e mirë dhe optimizmi.  Provoj ta shoh gotën  gjysmë të mbushur e jo  gjysmë të zbrazët . Jam optimiste  sidomos rreth  rolit që  luan Bashkimi Evropian mes Serbisë dhe Kosovës.

Znj. Calmy-Rey, ju personalisht dhe vendi juaj, jeni anzgazhuar në favor të pritjes së refugjatëve nga Kosova, si dhe njohjes së pavarsisë së Kosovës. Për këtë Kosova si dhe diaspora e saj në Zvicër  ju janë mirënjohës.

Unë kam bërë punën  time dhe jam shumë e kënaqur që  kjo është realizuar..

… pikërisht, rreth këtij angazhimi ambasada juaj në Bernë, në nëntor 2010 ju ka dhënë çmimin disapora.

Jam shume mirënjohëse sepse eshte e vërtetë që kjo ishte një mirënjohje për përpjekjet e bëra nga Zvicra. Për  mua ky çmim  ishte i rëndësishëm sepse në fakt ka pasur polemika në Zvicër rreth njohjes se pavarsisë së Kosovës , në një farë mënyre më ka siguruar se ne kemi marrë vendimin e duhur. Një çmim që e ruaj me kujdes në shtëpinë time, do duhej ta kisha marrë  sot me vete për ta ekspozuar në tavolinën time të punës , së paku per foton.

Dhe në fund zonja Calmy-Rey, cili është imazhi  juaj për diasporën kosovare në Zvicër ?

Kosovarët në Zvicër janë pjesë e krenarisë tonë kombëtare me përfaqësuesen tonë të  futbollit. Ndërsa tani shumica e tyre jane integruar shumë mirë. Ata janë pjesë e jetës sonë të përditshme. Të integruar mirë. Ata kanë  bërë të vetat vlerat zvicrane. Kane marrëdhënie me vendin e tyre të origjinës. Kjo krijon lidhje te veçanta. Ka lidhje ajrore te veçanta nga  Zuriku, Bazeli dhe Gjeneva. Eshtë një diasporë e madhe dhe një arsye pse ne kemi marrë rolin e lidershipit  për njohjen e pavarsisë së  Kosovës. Dikush, ka thënë se Kosova ështe kantoni i 27-të i Zvicrës.

Bisedën e zhvilloi, Naim Malaj, ish ambasador i Kosovës në Zvicër