Bezos parashikon, 1 trilion njerëz në sistemin diellor

E publikuar: 17/10/2018 04:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Themeluesi i Blue Origin dhe shefi i Amazon Jeff Bezos parashikon se në një të ardhme mese 1 trilion njerëz do të jetojnë në sistemin Diellor dhe foli për mënyrën sesi kompania e tij do ta bëjë të mundur këtë gjë.


“Mbase nuk kam për të jetuar deri atë ditë që ta shoh këtë mision të përmbushet,” tha Bezos gjatë Samitit Wired në San Francisco.

Bezos tha se qëllimi i Blue Origin është të ulë koston e aksesi në hapësirë. Ai tha se mbi 1 miliardë dollarë do të shkojnë në mbështetje të këtij projekti vitin e ardhshëm.


“Dinamizmi që kam vënë re në 20 vitet e fundit është i pashoq dhe gjëra të mëdha kanë ndodhur në një periudhë të shkurtër,” vijoi Ai. “Këtë dinamizëm dua ta shoh edhe në hapësirë.”

SpaceX i Elon Musk dhe Virgin Galactic i Richard Branson janë projekte të ngjashme të cilat synojnë eksplorimin e hapësirës dhe komercializimin e udhëtimeve drejt saj. /CIO Albanian