Beyonce & Jay Z “pushtohen” nga fansat

E publikuar: 27/05/2015 14:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Beyonce dhe Jay Z u mbërthyen nga qindra fansa teksa po largoheshin nga zyrat e kanalit të tyre muzikor Tidal gjatë ditës së martë në Oslo të Norvegjisë.

Portali “Justjared” shkruan se këngëtarja 33 – vjeçare dhe reperi 45 – vjeçar u përpoqën që të largoheshin me automjetin e tyre, por kjo nuk qe e mundur, pasi qindra fansa u mblodhën rreth e rrotull makinës duke e bërë të pamundur që të lëviznin.

Gjatë ditëve të fundit, Bey and Jay kanë qenë nëpër Europë. Ata u fotografuan gjatë ditës së diel në Itali, pasi kishin marrë pjesë në dasmën e miqve të tyre.