Beyonce ia realizon ëndrrën fanses me kancer (Video)

E publikuar: 23/03/2017 15:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Beyonce, diva e muzikës, tregoi edhe njëherë se pse njihet si e tillë.

Ajo ia ka bërë ëndrrën realitet fanses së saj, e cila vuan nga kanceri, duke biseduar me të përmes FaceTime.

Ajo publikoi komunikimin me Ebony Bankat, ku dëgjohen duke shprehur dashuri ndaj njëra-tjetres.

Diçka e tillë u realizua pasi Ebony e cila vuan nga sëmundja e kancerit, dha dëshirën e saj të fundit, e cila ishte që një ditë ta takonte apo të fliste me Beyonce.