Beteja e partive të vogla për zgjedhje me një njësi zgjedhore

07.11.2019 15:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Beteja e partive të vogla për zgjedhje me një njësi zgjedhore

Partitë e vogla politike dhe Lidhja Social-Demokrate e kryeministrit Zoran Zaev mbështesin propozimin për ndryshimin e modelit zgjedhor nga gjashtë, në një njësi zgjedhore me lista të hapura.

Ky model kërkojnë të nisë të zbatohet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, më 12 prill. Nisma është ndërmarrë nga disa parti të vogla, të cilat aktualisht me së paku 14 deputetë veprojnë në kuadër të koalicioneve të partive të mëdha politike maqedonase, LSDM dhe VMRO -DPMNE.

“Vlerësoj se modeli më i mirë zgjedhor do të ishte ai me një njësi zgjedhore me lista të hapura. Ky është një model që garanton demokratizimin e shoqërisë. Deputeti do të ketë integritetin e tij, nuk do të jetë më gjithçka në duart e liderit të partisë, pasi do të jenë votuesit ata që do t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Kuvend”, ka deklaruar Liljana Popovska nga partia Rimëkëmbja Demokratike, në koalicion me LSDM-në.

Edhe disa nga partitë e vogla shqiptare kërkojnë ndryshimin e modelit zgjedhor për të hequr, sipas tyre, dominimin e partive të mëdha.

“Mendojmë se modeli i tanishëm zgjedhor duhet të ndryshohet pasi konsiderojmë se ky model e ngulfat demokracinë, meqë i favorizon partitë më të mëdha politike”, ka deklaruar Driton Sulejmani nga partia Alternativa.

Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se ndryshimi i modelit zgjedhor me një njësi nuk është i favorshëm për partitë e mëdha, por ai do ta mbështesë me qëllim të, siç thotë, forcimit të demokracisë në vend.

“Ne besojmë dhe e mbështesim një model të tillë edhe pse e dimë se partitë e mëdha do të humbin, do të fitojnë partitë e vogla dhe demokracia në përgjithësi. Nuk do të ketë më mundësi për sjellje autoritare të liderëve, apo partive të mëdha. Ky do të ishte një përfitim i madh për të gjithë qytetarët. Nëse propozimi do të vendoset për votim, ne do ta mbështesim dhe shpresoj se edhe do të kalojë, por nëse nuk votohet ne nuk do të heqim dorë, zgjidhjen do ta kërkojmë në ciklet tjera zgjedhore”, ka deklaruar Zaev.

Por, Bashkimi Demokratik për Integrim është kundër ndryshimit të modelit zgjedhor, ndërsa mbështet miratimin e të gjitha ndryshimeve tjera që kërkohen nga raporti i OSBE/ODIHR-it.

“Propozim -ndryshimi i Kodit zgjedhor nuk përmban asnjë ndryshim të modelit zgjedhor, por vetëm përfshin ndryshimet apo rekomandimet e OSBE/ODIHR-it nga dy palë zgjedhjet e fundit presidenciale dhe lokale”, ka deklaruar deputeti i BDI-së, Artan Grubi.

Edhe nga VMRO DPMNE-ja, partia më e madhe maqedonase është kundër ndryshimit të modelit në këtë fazë. Nga kjo parti thonë se janë për model të ri, por jo me një njësi zgjedhore.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut numëron 120 deputetë, të cilët zgjidhen në gjashtë njësi zgjedhore, apo nga 20 në çdo njësi zgjedhore. Partitë e vogla pretendojnë se në rast se vendi do të kishte një njësi, atëherë votat e tyre nuk do të shpërndaheshin nëpër njësi, që pamundësojnë të ketë përfaqësues të tyre në Kuvend.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Veseli takon gastronomët: Kuvendi ta miratojë pakon e PDK-së për t’i ndihmuar punëtorët e këtij sektori

Veseli takon gastronomët: Kuvendi ta miratojë pakon e PDK-së për t’i ndihmuar punëtorët e këtij sektori

Valmir Elezi nga KQZ: Kurdo që kërkohet jemi të gatshëm që të organizojmë zgjedhje

Valmir Elezi nga KQZ: Kurdo që kërkohet jemi të gatshëm që të organizojmë zgjedhje

Presidenti: Ishte njëri prej luftëtarëve më të hershëm të UÇK-së, Luan Haradinaj

Presidenti: Ishte njëri prej luftëtarëve më të hershëm të UÇK-së, Luan Haradinaj

Merkel: Është mbrapa nesh faza e parë e pandemisë

Merkel: Është mbrapa nesh faza e parë e pandemisë

Kurti dhe Osmani homazhe tek shtatorja e Fehmi Aganit

Kurti dhe Osmani homazhe tek shtatorja e Fehmi Aganit

Sipas Albin Kurti, përdorimi i termit ndryshim i kufijve si zëvëndësim për ndarjen e Kosovës është i papranueshëm

Sipas Albin Kurti, përdorimi i termit ndryshim i kufijve si zëvëndësim për ndarjen e Kosovës është i papranueshëm

Projekti për menaxhimin dhe kontrolli i qenve endacakë në Kosovë, ka nisur

Projekti për menaxhimin dhe kontrolli i qenve endacakë në Kosovë, ka nisur

Idrizi, PDK: Abuzim dhe diskriminim në qendrën e karantinës, personat me lidhje politike po lirohen para kohe

Idrizi, PDK: Abuzim dhe diskriminim në qendrën e karantinës, personat me lidhje politike po lirohen para kohe

Normalizimi i gjendjes me koronavirusin rikthen debatin për zgjedhje

Normalizimi i gjendjes me koronavirusin rikthen debatin për zgjedhje

Mbyllen 11 lokale dhe iniciohet procedurë për 70 persona fizik në Malishevë, shkaku për mosrespektim të vendimeve gjatë pandemisë

Mbyllen 11 lokale dhe iniciohet procedurë për 70 persona fizik në Malishevë, shkaku për mosrespektim të vendimeve gjatë pandemisë

Largoni përgjithmonë me shumë lehtësi evidencat e padëshirueshme historinë në Instagram

Largoni përgjithmonë me shumë lehtësi evidencat e padëshirueshme historinë në Instagram

Grupi për Legalizim: Mund të aplikojnë për t’i legalizuar ndërtimet pa leje

Grupi për Legalizim: Mund të aplikojnë për t’i legalizuar ndërtimet pa leje

Kurti: Luan Haradinaj figura e përkryer e viteve ’90, student në Shqipëri dhe luftëtar në Kosovë

Kurti: Luan Haradinaj figura e përkryer e viteve ’90, student në Shqipëri dhe luftëtar në Kosovë

“Shteti shqiptar të vret në gjumë”/ Apeli për ndihmë i mbesës së shkrimtarit të famshëm

“Shteti shqiptar të vret në gjumë”/ Apeli për ndihmë i mbesës së shkrimtarit të famshëm

Rama për raportin e ‘Freedom House’: Shqipëria, vendi me ideksin më pozitiv të lirive demokratike në Ballkanin Perëndimor

Rama për raportin e ‘Freedom House’: Shqipëria, vendi me ideksin më pozitiv të lirive demokratike në Ballkanin Perëndimor

Papastërti e ftohtë në karantinë, ja si ishte mbrëmë në Qendren e Studentëve

Papastërti e ftohtë në karantinë, ja si ishte mbrëmë në Qendren e Studentëve