Bërtet ‘Allahu Akbar’ dhe ther 4 kalimtarë dhe tre policë

E publikuar: 14/09/2017 09:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një burrë ka sulmuar kalimtarët e rastit në qendër të qytetit dhe bërtiti “Allahu Akbar”.

Sulmuesi ka therur dhe goditur me grushta e shkelma katër kalimtarë në qytetin francez Toulouse.

Në këtë sulm të përgjakshëm janë sulmuar edhe tre policë. Agresori besohet të jetë një ish-pacient i spitalit psikiatrik.

Pas ardhejes së forcave të shumta të policisë, ai është arrestuar, por edhe kur është futur në veturën e policisë, sulmuesi bërtiste në gjuhën arabe “Allahu është i plotfuqishëm”.

“Ishim duke biseduar në rrugë kurai filloi të na sulmojë. Ai fillimisht e sulmoi djalin tim dhe më pas vajzën”, ka deklaruar një dëshmitar.