Beqaj: Në Prizren do të ndërtohet parku gjermano-kosovar për inovacion dhe ndërmarrësi

11.07.2018 12:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Beqaj: Në Prizren do të ndërtohet parku gjermano-kosovar për inovacion dhe ndërmarrësi

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka raportuar para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi për punën që ka bërë kjo ministri.
Ai tha se në fillim të punës së ministrisë që ai e drejton, buxheti ka rënë në draft, më pas është aprovuar dhe tani është në proces të implementimit të këtij buxheti.

“E kemi themeluar këshillin kombëtar për inovacion dhe ndërmarrësi, e cila ka për synim që të bëhet koordinimi i akterëve qe kanë të bëjnë me inovacion dhe ndërmarrësi”, tha Beqaj.

Beqaj tha se tendenca e kësaj ministrie është që ta fusin inovacionin dhe teknologjinë informative në zhvillimin ekonomik.

“Kemi lansuar programet për mjetet financiare, kemi fond prej 9.1 milionë euro”, shtoi Beqaj.

Beqaj tha se organizatave joqeveritare pritet t’iu ndahen 2 milionë euro për ta zhvilluar inovacionin dhe 1 milion euro për startup, raporton Ekonomia Online.

“Kemi bërë marrëveshje pozitive, kemi arritur të bëjmë bashkëfinancim me Qeverinë Gjermane përmes GIZ-it ku kanë bërë ndarjen e 1.2 milion euro për përkrahje të sektorit privat në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë”, tha Beqaj në lidhje me bashkëpunimin e mirë me GIZ-in gjerman.

Beqaj tha se është hera e parë që qeveria ka krijuar raporte të mira me GIZ-in dhe Qeverinë gjermane.

“Qeveria ka marrë vendim për bashkëpunim me Qeverinë gjermane për të ndërtuar parkun gjermano-kosovar në Prizren. Parku do të thirret për inovacion dhe tajnim. Vendi është ku ka qenë KFOR-i, me 1 janar 2019 KFOR do të tërhiqet nga aty dhe e gjithë hapësira do të jetë në dispozicion të parkut inovativ”, tha Beqaj.

Beqaj tha se 39 hektarë hapësirë do të shndërrohet në park për inovacion dhe ndërmarrësi.

Ai po ashtu tregoi se për park të tillë është gjetur hapësirë edhe në Komunën e Ferizajt, raporton EO.

Beqaj tha se nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në Prishtinë i kanë premtuar se do të ndajnë një hapësirë për të bërë një qendër inovative në kuadër të Universitetit të Prishtinës.

Ai tregoi se pritet të ketë këso qendra edhe në komunat e tjera, në diskutim janë për të krijuar hapësirë për inovacion në Mitrovicë dhe Pejë.

Nezir Çoçaj kritikoi ministrin për mosardhjen e tij në thirrjen e komisionit.

Ai i tha se duhet të vijë vetë ministrit kur të thirret nga komisioni dhe jo të dërgojë këshilltarë dhe përcjellës të tjerë.

Driton Çaushi tha se duhet të tregohet arsyeja se pse organizatave joqeveritare po iu ndahet fond më shumë sesa startup-eve dhe shqetësimi i tij ishte se nuk po tregohet arsyeja se për çfarë më konkretisht janë të ndara këto fonde.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Beqaj: Në Prizren do të ndërtohet parku gjermano-kosovar për inovacion dhe ndërmarrësi

Beqaj: Në Prizren do të ndërtohet parku gjermano-kosovar për inovacion dhe ndërmarrësi

Ministri Ismaili: Kemi instaluar sistem të ri të qeverisjes, furnizmi është stabilizuar

Ministri Ismaili: Kemi instaluar sistem të ri të qeverisjes, furnizmi është stabilizuar

Gabimet në sistemin e tiketave të trafikut, qytetari gjobitet me 6 mijë euro

Gabimet në sistemin e tiketave të trafikut, qytetari gjobitet me 6 mijë euro

Greva e punëtorëve shtynë edhe seancën ndaj Azem Sylës

Greva e punëtorëve shtynë edhe seancën ndaj Azem Sylës

Prishtinas, gjatë këtyre orëve të pasditës së sotme duhet t’i mbani mbyllur dritaret

Prishtinas, gjatë këtyre orëve të pasditës së sotme duhet t’i mbani mbyllur dritaret

Ekipi për Asociacionin nuk e përfill qeverinë: Draftin e dërgojmë në Bruksel

Ekipi për Asociacionin nuk e përfill qeverinë: Draftin e dërgojmë në Bruksel

Paradoksi i NATO-s: Të bashkuar kundër Rusisë, të ndarë nga Trumpi

Paradoksi i NATO-s: Të bashkuar kundër Rusisë, të ndarë nga Trumpi

Hahn: Pse java e ardhshme është “jetike” për Tiranën zyrtare!

Hahn: Pse java e ardhshme është “jetike” për Tiranën zyrtare!

Bashkëpunimi me Serbinë e transformon Republikën në “Kosovë e Metohi”

Bashkëpunimi me Serbinë e transformon Republikën në “Kosovë e Metohi”

Shtohen provokimet në veri, qeveria hesht

Shtohen provokimet në veri, qeveria hesht

Drejt fundit gjykimi për vrasje të rëndë në Zveqan

Drejt fundit gjykimi për vrasje të rëndë në Zveqan

Ministria e Integrimit Europian nuk pret shtyrje të rekomandimit për vizat

Ministria e Integrimit Europian nuk pret shtyrje të rekomandimit për vizat

Turqia dhe aleanca e NATO-s

Turqia dhe aleanca e NATO-s

MPMS- GIZ, punësim sezonal për 400 veta

MPMS- GIZ, punësim sezonal për 400 veta

Sindikalistët nuk i binden ministrit Tahiri: Greva do të vazhdojë

Sindikalistët nuk i binden ministrit Tahiri: Greva do të vazhdojë

Haradinaj: Austria partner ekonomik dhe politik i Kosovës

Haradinaj: Austria partner ekonomik dhe politik i Kosovës