Bekim Jashari shpërthen në akuza të rënda për Sami Lushtakun

E publikuar: 17/12/2020 22:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, në një intervistë në Rtv Dukagjini ka shpërthyer në akuza të rënda për kreun e Degës së PDK’së, Sami Lushtakun, duke thënë se falë mbështetjes së Jasharajve ai është bërë komandant i UÇK’së, sepse rrethi i ngushtë i ish-komandantit legjendar s’do ta lejonte të bëhej.

“Ne e kemi përkrah, sepse sikur mos të kishim përkrahë, Samiun nuk do ta kishin lënë të bëhej komandant. S’do ta kishin lënë rrethi i ngushtë i Adem Jasharit”, ka thënë Jashari.

Lexo Edhe:
Gjykata më e lartë e BE-së mbështet kufizimet për therje të kafshëve
Jashari tutje ka thënë se Sami Lushtaku një kohë të madhe të kohës ka qëndruar larg pikave të nxehta të luftës.

Përveç kësaj, Bekim Jashari, ka thënë se Sami Lushtaku gjatë kohës së luftës ka blerë villë, saktësisht në vitin 1998.

“Samia ka ble tokë në lagjen 3. Villën që e qet kanihere”, ka thënë Jashari.

Kreu i Komunës së Skenderajt ka thënë se s’ka asgjë personale me Sami Lushtakun, por thotë se ky i fundit në vazhdimësi bën fushatë kundër.

“Ai u prish me mu. Veç nëse iu ka nalë uji dikun. Unë s’kam asgjë personale me Saminë. Ai para gjashtë muajve e ka nisë fushatën, e po iu thotë njerëzve që Bekimi s’ka me kandidu mo. Lloj lloj fjalë të ndryshme dëgjoj që Samiu i thotë nëpër oda në Drenicë”, ka thënë Jashari./Express/