Bebe Rexha prezanton babain, e lumtur pranë tij

E publikuar: 23/11/2018 14:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është duke shijuar suksesin e këngës së fundit.
Artistja e njohur shqiptare, Bebe Rexha është duke shijuar suksesin e projektit të fundit “Say my name”, në duet me J Balvin dhe David Guetta, shkruan lajmi.net.

Dhe tani, Bebe është duke kaluar kohë me familjen e saj e cila shfaqet tejet e lumtur pranë babait.

Rexha të shumtën e kohës e kalon me familje, të cilët shpesh në rrjete sociale shfaqin dashurinë që kanë ndaj shqiptarëve.

“Say my name”, vetëm për pak ditë ka mbledhur mbi 6 milionë klikime në kanalin zyrtar, Youtube.