Beam Authentic është një karficë dixhitale e cila tregon imazhe GIF

E publikuar: 15/12/2017 16:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një kompani e quajtur Beam Authentic ka një pyetje interesante: Pse të vishni një karficë e cila ka veç një pamje kur mund të vishni një ekran AMOLED i cili mund të tregojë imazhe GIF.

Kjo është një pyetje e cila së pari duhet diskutuar a ka dikush nevojë për diçka të tillë por Beam premton një buton i cili mund të luajë imazhe dhe të tregojë mesazhe të caktuara.

Ekrani ka një rezolucion 400×400 AMOLED. Kjo veshje elektronike ka një sensor drite, një akselerometër dhe një portë microUSB.

Butoni ngjitet me anë të një magneti prandaj nuk keni nevojë të shponi xhaketën tuaj. Beam Authentic thotë se pajisja mban bateri për 24 orë.

Pajisja është në shitje përmes uebsajtit të kompanisë për 99 dollar. /PCWorld Albanian