BE, Schmidt synon postin e Mogherinit (VIDEO)

E publikuar: 02/04/2019 20:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas pak muajsh, kryeministi i Kosovës mund te takohet me një shefe të diplomacisë së BE-së, që nuk është Federica Mogherini.

Ajo, nëse bëhet realitet një plan i Berlinit, mund të jetë diplomatja gjermane Helga Schmidt, e cila vizitoi Kosovën dy herë më 18 muajt e fundit.

Sipas disa burimeve, zyrtarja që aktualisht ka një post të lartë në shërbimin diplomatik të BE-së, është kandidate serioze për ta zëvendësuar Mogherinin.

Njohësit e politikave të BE-së thonë se kjo nënkupton që Schmidt dhe Gjermania, do të ishin udhëheqës të dialogut Kosovë-Serbi.