BE-ja llogarit në “faktorin Merkel” për sukses në dialog

E publikuar: 29/06/2015 11:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për dallim nga herët e tjera, sot, që në mëngjes, pritet të fillojë raundi i ri i dialogut në nivelin më të lartë mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogherini, shkruan sot Koha Ditore.
Takim Mustafa-Vuçiq pritet të zgjasë së paku deri në orët e vona të pasdites, por kësaj radhe në BE shpresojnë se vërtet do të ketë rezultate konkrete, të cilat munguan në takimin e fundit, javën e kaluar.

Atëherë u tha se kanë arritur “përparim të dukshëm”, por jo edhe marrëveshje konkrete për katër temat për të cilat ishte biseduar.

U bisedua për energjinë, telekomin, krijimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe dhe për të ashtuquajturin “Park i paqes” në urën mbi lumen Ibër, në Mitrovicë, që në fakt është një barrikadë që ndan këtë pjesë të qytetit, përcjell koha.net.

Vetë përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federika Mogherini, kishte bërë të qartë se në takimin e radhës pret formalizimin e marrëveshjeve në disa pika.