Baza ajrore amerikane, këto janë pamjet e bombardimeve nga raketat iraniane

E publikuar: 12/01/2020 00:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Janë shfaqur pamje dramatike që tregojnë se si ushtarët amerikanë u strehuan në një bazë ajrore në Irak, pasi ishin paralajmëruar dy orë e gjysmë më parë se zona do të goditej nga raketa iraniane.

Oficerët i thanë CNN të shtunën se shumica e ushtarëve amerikanë ose kishin fluturuar nga baza al-Asad deri në orën 11:00 të martën të kohës lokale ose po strehoheshin në bunkerë – duke pritur derisa raketat të binin rreth orës 01:30 të së mërkurës, transmeton Telegrafi.

Sulmi raketor iranian zgjati rreth dy orë. Sipas CNN, zona e vetme e bazës që ishte në shënjestër ishte aty ku ishin përqendruar ushtarët amerikanë.

Raketat zbarkuan vetëm disa metra larg bunkerëve, dhe oficerët i thanë CNN se ishte një mrekulli që nuk pati viktima.

Pentagoni tha që Irani kishte nisur 16 raketa balistike me rreze të shkurtër, ku të paktën 11 prej tyre goditën bazën ajrore al-Asad të Irakut dhe një që goditi një objekt në Erbil, por nuk shkaktoi dëme të mëdha.


Iranianët u përgatitën për sulmet me raketa në dy bazat ajrore Irakiene që strehonin trupat amerikane duke menduar që inteligjenca amerikane nuk mund të zbulonte planet përmes satelitëve dhe përgjimit, i thane këta zyrtarë TIME-s.

Inteligjenca arriti të kapte kërcënimin e sulmeve gati tre orë para se ato të ndodhnin, sipas zyrtarëve amerikanë. /Telegrafi/