Bashkimi Evropian drejt vendosjes së gjobës së tretë ndaj Google

E publikuar: 09/11/2018 13:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Autoritetet Evropian janë pranë përfundimit të hetimit të rastit të tretë të Google ku bëhet fjalë për shërbimin e reklamimit AdSense.


Lajmin e tha euro komisionerja për konkurrencën Margaret Vestager 4 muaj pas gjobës 4.34 miliardë euroshe ndaj Google për Android.

Vitin e kaluar një gjobë tjetër prej 2.4 miliard euroshe shkoi në drejtim të Google.


Rasti i tretë u hap në 2016-ën ku Komisioni akuzon Gogole se ka përdorur shërbimin AdSense për të bllokuar reklamat e konkurrentëve.

Google ka mohuar akuza. Vestager ka fuqinë për të gjobitur gjigantit e kërkimit online me 10% të të ardhurave të tyre vjetor. /PCWorld Albanian