Basha pret pensionistët: Qeveria nuk i dëgjon problemet tuaja

E publikuar: 28/02/2017 12:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka pritur këtë të martë në çadrën e protestës së opozitës pensionistët.

Në fjalën e tij, Basha ka deklaruar se qeveria i ka lënë në harresë pensionistët, pasi i intereson më tepër shkëmbimi i favoreve me krimin.

“Qeveria fasadë e republikës së krimit nuk i dëgjon problemet e pensionistëve. Kujdesi i shërbimeve sociale të shtetit ndaj pensionistëve nuk ekziston. Rama ka urdhëruar lirimin e bandave dhe kriminelëve për ta ndihmuar në zgjedhje. Të luftojmë çdo ditë, në çdo shesh e çdo shtëpi për t’i thënë jo qeverisë së drogës”, ka thënë Basha./tch/