Basha 45 minuta në zyrën e Berishës. Ja çfarë biseduan me njëri-tjetrin

E publikuar: 27/06/2017 13:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i PD-së Lulzim Basha është takuar mesditën e sotme me ish-kryeministri dhe ish-kreun e PD-së, Sali Berisha.

Takimi është mbajtur në zyrën e ish-kryeministrit dhe ka zgjatur 45 minuta të plota, thanë për SYRI.net burime nga selia blu.

Berisha dhe Basha kanë diskutuar mes tyre për zgjedhjet dhe situatën në të cilën ndodhet PD-ja pas zgjedhjeve, ku mori vetëm 43 deputetë.

Burime për SYRI.net kanë treguar se ish-kryeministri Sali Berisha do të reagojë për zgjedhjet dhe rezultatin e PD-së, pas deklaratës që do të mbajë vetë kryedemokrati Lulzim Basha.

Deklarata pritet të bëhet sot edhe pse nuk ka ende një orar të caktuar.

/SYRI.net