Barcelona shpreson se dy ish lojtarët e saj do t’ia shkatërrojnë sezonin Realit

E publikuar: 19/05/2017 09:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madrid ka edhe dy ndeshje deri në fund të këtij edicioni, ndaj Malagas në La Liga dhe Juventusit në Ligën e Kampionëve
Skuadra e Zinedine Zidane ka mundësi të artë, që në dy ndeshjet e mbetura të fitojë dy tituj, atë të La Ligas dhe Ligës së Kampionëve.

Fillimisht këtë të diele do të luaj ndaj Malagas në La Liga, ku me fitore ose barazim, do të fitonte titullin e 33’ të Spanjës.

Por, Barcelona shpreson se Malaga do të mposht Realin dhe për këtë kërkon ndihmën e Sulmuesit Sandro Ramirez, i cili po kalon formë shumë të mirë.]

Vet lojtari ka thënë se shpreson shumë që do t’i shënoi Realit dhe Barcelona në anën tjetër do ta fitojë La Ligan.

Ndeshjen tjetër Reali e zhvillon më 3 qershor ndaj Juventusit në finale të Ligës së Kampionëve, ku Barcelona edhe këtu shpreson në ndihmë e një ish lojtari.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Dani Alves, i cili po kalon momente të jashtëzakonshme në fund të këtij edicioni.

Sipas Marcas, këta janë dy lojtarët që Barcelona shpreson se do t’ia shkatërrojnë edicionin fantastik skuadrës madrilene. /Express/