Barcelona dhe ish-presidenti i saj Sandro Rosell akuzohen se blen një mëlçi në mënyrë të paligjshme për Abidalin, mund të akuzohen për trafikim me organe

E publikuar: 04/07/2018 13:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Garda Civile dhe Policia Kombëtare e Spanjës kanë zbuluar të paktën katër thirrje telefonike në të cilat ish-presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell e pranon që ka “blerë një mëlçi të paligjshme” për ish-lojtarin, tani sekretarin teknik të klubit Eric Abidal.

Lojtari francez  në vitin 2012 iu nënshtrua në një transplantim të këtij organi për ta mposhtur kancerin.

Bisedat u dërguan automatikisht te gjyqtari që heton rastin e Rosell për pastrimin e parave.

Kreu i Gjykatës Kombëtare, Carmen Lamela, ka hapur rast të ri pasi faktet e zbuluar mund të përbëjnë një krim të supozuar të trafikimit të organeve.

Blerja e dyshuar e mëlçisë do të ketë ndodhur në vitin 2011.

Kjo pasi lojtari i Barcelonës kishte një tumor dhe fillimisht ishte kuruar në Klinikën Spitalore të Barcelonës, ndërsa ishte kthyer të luante një muaj më vonë.

Por në vitin 2012 se mbrojtësi francez kishte pësuar një përkeqësim dhe urgjentisht kishte nevojë për një transplantim për tu përballur me sëmundjen.

Më 10 prill të atij viti u gjet një donator dhe Abidal u kthye në klinik ku u operua me sukses, shkruan El Confidencal.

Abidal (Getty Images)

Barça më pas zbuloi se mëlçia ishte dhuruar nga një kushëriri i lojtarit, që mbeti anonim dhe ishte nga Franca. Emri i tij dihej, quhej Gerard.

Mediat por edhe askush nuk shkuan përtej këtyre detajeve për të respektuar anonimitetin e atij të afërmi.

Në verën e 2013, Abidal u largua nga klubi.

Telefonatat janë zbuluar në prill të vitit 2017, pasi Rosell po hetohet për pastrim parash.

Kur Abidal u largua nga Barcelona (Getty Images)

Janë  katër bisedave telefonike me një ose më shumë partnerë,  ku ai është identifikuar me numrin e tij celular.

Ai ka biseduar edhe me një person të quajtur “Juanjo”, i cili mund të jetë personi me të cilin e ka kryer “blerjen e paligjshëm të një mëlçisë” për lojtar francez.

Donacioni i kushëririt të supozuar ishte një shpikje për t’iu shmangur një skandali. /Telegrafi/