Barça refuzon ofertat e Juves dhe Unitedit për mesfushorin e tyre

E publikuar: 22/06/2017 17:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona ka pranuar oferta në vlerë prej 35 milionë euro, por i ka refuzuar të gjitha për mesfushorin e tyre Andre Gomes, oferta këto që vinin nga Juventusi dhe një klub i panjohur anglez, thonë raportet në Spanjë.

Sipas gazetave Marca dhe Mundo Deportivo, Blaugranët refuzuan ofertat dhe u thanë skuadrave të interesuara se mesfushori portugez, i cili erdhi vetëm verën e kaluar nga Valencia  është i pa-transferueshëm .

Ernesto Valverde dhe bordi i Barcelonës janë të dy tifozë të mesfushorit 23-vjeçar, i cili arriti në Camp Nou verën e kaluar për 35 milionë euro, plus 20 milionë euro tjera bonuse.

Më parë këtë muaj, Diario AS raportoi se Juve dhe Manchester United ishin të dy të interesuar në ish-mesfushorin e Benfica, por raportet më të fundit nuk specifikonin se cila skuadër angleze kishte paraqitur një ofertë.

Megjithatë, deri në fund të afatit kalimtar veror gjithçka mund të ndodh, pasi edhe katalunasit po kërkojnë me ngulm transferimin e një mesfushori të ri në skuadër, ku më i preferuari është Marco Verratti. /Telegrafi/