Bale, perfekt për Man Utd-in

E publikuar: 27/03/2015 14:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paul Scholes ka theksuar se ylli i Real Madridit, Gareth Bale do të ishte “perfekt” për Manchester Unitedin.

Reprezentuesi uellsian u transferua në kryeqytetin spanjoll gjatë verës së vitit të kaluar dhe fitoi Ligën e Kampionëve dhe Copa del Rey në edicionin e tij të parë.

Por, ai ka hasur në shumë vështirësi gjatë këtij edicioni, dhe ka humbur mbështetjen e tifozëve në Santiago Bernabeu. Andaj, kjo ka zgjuar spekulime rreth largimit të tij nga klubi në fund të këtij sezoni.

Ndërsa, Manchester United ëhstë përmendur si një prej destinacioneve të tij të ardhshme. Scholes beson se Bale do të përmirësonte skuadrën e Louis van Gaalit.

“Ndjenja ime është se ai do të ishte perfekt për Manchester Unitedin”, tha Scholes për “Evening Standard”.

“Sigurisht, si tifoz i ish klubit tim do të më pëlqente ta shihja atje. Gjithmonë kam menduar se Bale ishte i përshtatshëm për Unitedin, pasi nga futbollisti i krahut në Tottenham është shndërruar në një prej sulmuesve më të mirë në shtet”, shtoi ai.