Bajrami u përgjigjet 50-të pyetjeve në komision parlamentar

E publikuar: 22/02/2017 20:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për dy orë anëtarët e Komisionit Parlamentar për Arsim, i parashtruan rreth 50 pyetje kreut të arsimit në vend Arsim Bajramit.

Me këto pyetje deputetët e këtij komisioni të mërkurën kërkonin llogari për gjendjen e universiteteve në Kosovë.

Madje ata e vlerësuan gjendjen e arsimit të lartë si të pashpresë.

Deputeti i  Lidhjes Demokratike Shpëtim Bulliqi, e njoftoi ministrin për keqpërdorimin e CV-ve të disa profesorëve, por emrat e të cilëve ngurroi t’i japë.

Secili nga deputetët që mori fjalën nuk e la pa përmendur problemin e mosakreditimit të disa programeve në fakultetin e edukimit dhe çështjen e njohjes së diplomave nga Shqipëria .

Mirëpo  Bajrami në këtë drejtim po u thotë se është duke punuar dhe se do të bëjë shpejt një zgjidhje ligjore në mënyrë që asnjë student të mos dëmtohet.

E sa i përket realizimit të detyrave të tij si ministër, Bajrami u lavdërua se ka vënë stabilitet në këtë dikaster.

Kronikën e Dafina Jegenit me detaje të plota, ndiqeni në linkun më poshtë: