Babai i fiksuar pas sigurisë së fëmijës: E ndjek vajzën me dron nga pas (video)

E publikuar: 24/04/2015 11:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në listën e baballarëve super të fiksuar pas sigurisë së fëmijëve të tyre, ja ku vjen edhe ky amerikan.

Chris Early e ndjek nga pas të bijën e tij tetëvjeçare me një dron rrugës për në shkollë.

Shkolla nuk është shumë larg dhe vajza e ka bindur babain se ajo mund të shkojë vetë.

Megjithatë ai nuk është aq i bindur dhe për këtë arsye përdor teknologjinë.