Avdi Pireva i hyn garës për deputet nga lista zgjedhore e LDK-së

E publikuar: 06/09/2019 17:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avdi Pireva në një postim në Facebook ka konfirmuar se do të jetë pjesë e garës elektorale.

Te dashur miq!
Jam i nderuar që Kryesia dhe Këshilli i Përgjithshëm i LDK miratoi propozimin e Degës së Tretë të LDK në Prishtinë për nominimin tim për kandidat për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Falenderoj Nëndegën time MATI-1 Kryetarin Borovci, Kryesinë e Degës, Kryesinë dhe Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, Kryetarin Mustafa e Nënkryetarin Haziri për miratimin e propozimit.
Jam i bindur që ky proces zgjedhor do të rezultoj me fitore bindëse të LDK-së dhe të kandidates për Kryeministre, zonjës Vjosa Osmani.

Na priftë e mbara.