Autobusi i Lazios u sulmua nga tifozët në Marseille

E publikuar: 25/10/2018 23:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tifozët e Olympique Marseille e kanë sulmuar autobusin e Lazios në afërsi të Stade Velodrome dhe janë përleshur me policinë.

Gjatë mbrëmjes së të mërkurës kishte pasur njoftime për përplasje ndërmjet tifozëve të të dyja skuadrave, ndërsa gjatë të enjtes është sulmuar edhe autobusi që i bartte lojtarët dhe stafin e Biancocelestëve.

Huliganët lokalë janë përleshur me autoritetet jashtë stadiumit me ç’rast është përdorur edhe gazi lotsjellës për ta shpërndarë turmën.

Autobusi i Lazios është sulmuar me gurë dhe objekte të tjera gjatë arritjes në Stade Velodrome.

Sa i përket ndeshjes, ekipi nga kryeqyteti italian fitoi me rezultat 3-1.

Wallace (10’), Felipe Caicedo (59’) dhe Adam Marusic shënuan për mysafirët, ndërsa golin e nderit për vendasit e shënoi Dimitri Payet (86’).

Lazio mban vendin e dytë në Grupin H me gjashtë pikë, nga dy fitore dhe një humbje. Lider i grupit është Eintracht Frankfurti që ka arritur tri fitore. /Telegrafi/