Ausilio: Pastore? Nëse do të na ofrohet ndonjë rast i mirë, do ta vlerësojmë

E publikuar: 20/11/2017 11:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, në mënyrë indirekte e pranon se ka interes nga ziklatrit për Javier Pastoren, i cili nuk është i kënaqur te Paris Saint-Germain dhe mund të largohet nga kjo skuadër që në janar.

Sipas tij, mundësitë që të afrohen lojtarë cilësorë në tregun e transferimeve të janarit janë të pakta, megjithatë nëse do të ekzistojë ndonjë rast, organika që drejtohet nga Luciano Spalletti do të përforcohet.

“Pastore? Ne kemi për detyrë të ndjekim të gjithë futbollistët e rëndësishëm, mirëpo nuk është se me bind tregu i transferimeve të e dimrit. Ka shumë pak raste ku mund të marrësh lojtarët e duhur dhe rrallë mund ta përmirësosh skuadrën. Nëse do të na ofrohet ndonjë rast i mirë, do ta vlerësojmë, por për momentin nuk kemi ndonjë emër të veçantë”.

Ausilio shpjegoi më pas edhe vendimin për të lejuar largimin e Geoffrey Kondogbias, i cili po shkëlqen te Valencia.

“Vendimin e morëm bashkë me lojtarin. Ai kishte shprehur idenë për të ndryshuar kampionat, sepse kishte bërë mirë edhe me Sevillan në Spanjë. Ne humbëm atë, por jemi shumë të kënaqur me Vecinon, që është një lojtar i madh”.

“Kongdobias i urojmë më të mirën, aq më tepër që mbetet lojtari ynë. Gjithsesi, ne jemi shumë të kënaqur me futbollistët që kemi”, ka thënë Ausilio. /SS/