Audi udhëheq përpjekjet në makinat autonome me modelin e ri A8

E publikuar: 19/09/2017 13:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prodhuesi Gjerman i automobilave Audi premtoi më shumë automatizim në rrugët tona ndërsa rivalët po reagojnë ngadalë nisur nga paqartësitë që rrethojnë teknologjinë.

Në shfaqjen e makinave në Frankfut, Audi prezantoi A8, një model i cili mund të ecë vetë në disa kushte të caktuara, të ndihmojë shoferin të ndryshojë korsitë dhe drejtuesit nuk janë të detyruar të monitorojnë rrugën edhe pse duhet të jenë gati të ndërhyjnë sapo alarmi të ndizet.

Me 0 dhe 5 për nga fuqitë autonome të makinës, Audi A8 vlerësohet me notën 3, duke u vendosur përpara makinave të Tesla dhe General Motors.

I gjendur në vështirësi nga skandali i emetimeve që përfshiu Volkswagen, Audi ka nevojë më shumë se kurrë për një model prestigjioz.

Ndërsa që makina të dalë në rrugë kërkohej një leje e posaçme, skeptikët mendojnë se tregu ende nuk është gati duke ngritur shqetësime se sa shpeht duhet shoferi të marrë kontrolli në raste emergjente.

Disa prej risive të A8-ës është “traffic jam pilot” i cili mund të kontrollojë makinën në 60 km/h në një autostradë.

Sipas kompanisë konsumatorët do të mund të përdorin funksionet e reja duke filluar nga viti i ardhshëm ose 2019-ta. Audi ka aplikuar pranë autoriteteve Gjermane, leje e cila do të garantonte qarkullimin në rrugët e vendit. /PCWorld Albanian