Aubameyang: Iki nga Dortmundi vetëm për Realin

E publikuar: 25/07/2016 13:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I qartë dhe bindës në deklaratat e tij. Pierre Emerick Aubameyang hedh poshtë zërat e një largimi të mundhsëm të tij nga Borussia e Dortmundit por në njëjtën kohë nuk i mbyllet dyert një klubi të madh si Reali i Madridit. Sulmuesi nga Gaboni aktualisht është i lumtur te verdhezinjtë dhe po përgatitet për sezonin e ri futbollistik 2016-2017, gjithsesi të ardhmes asnjëherë nuk i dihet dhe deri në fund të merkatos mund të ndodhin shumë gjëra. Për Aubameyang gjatë muajve të fundit kanë shfaqur interes shumë klube të mëdha përfshirë këtu Realin e Madridit, Chelsea-in , Manchester United, Atleticon e Madridit apo edhe Paris Saint Germain-in, por megjithatë ofertat konkrete në drejtim të Dortmundit kanë munguar. 27-vjecari i lindur në Francë për momentin është i bindur për qëndrimin e tij te Dortmundi edhe gjatë sezonit të ardhshëm, gjithsesi nëse në drejtim të tij do të vinte një ofertë nga Reali i Madridit e ardhmja e sulmuesit nga Gaboni te verdhezinjtë do të vihej në dyshim të madh: ” I vetmi klub që mund të më largonte nga Dortmundi është Reali i Madridit, asnjë tjetër për momentin theksoi Aubameyang në një prononcim për mediat. Atletico e Madridit është një skuadrat e interesuara për lojtarin, sipas mediave spanjolle për të firmosur me Los Colchoneros, Aubameyang u kërkoi drejtuesve të Atleticos një pagë vjetore prej 12 milionë Eurosh në sezon.