Atletico Madrid 1-0 Arsenal, notat e lojtarëve: Xhaka dhe Mustafi më të mirët te Arsenali, Griezmann dhe Costa te Atletico

E publikuar: 04/05/2018 05:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arsenali është eliminuar në gjysmëfinale nga Liga e Evropës.

Ka qenë Atletico Madrid që ka triumfuar në ndeshjen e dytë me rezultat minimal 1-0 për të siguruar finalen e madhe të Ligës së Evropës.

Skuadra spanjolle mori një barazim në ndeshjen e parë në Londër 1-1, ndërsa në Madrid triumfoi 1-0 falë një goli nga Diego Costa.

E pikërisht Costa kishte notën më të lartë së bashku me Antoine Griezmannin 8,1.

Me paraqitje të mirë te vendasit u dalluan edhe mbrojtësit Thomas 7,3 dhe Godin me po të njëjtën notë.

Te Arsenali lojtarët më të mirë në fushë ishin dyshja shqiptare Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.

Mesfushori nga Prishtina, Xhaka kishte notën më të lartë 7,6 ndërsa Mustafi 7,3.

Nota më e vogël në këtë sfidë shkoi për mbrojtësin spanjoll të Arsenalit Nacho Monreal 6,0. /Telegrafi/