Atleti britanik theu rekord në kërcim së largu, nga njëra shufër paralele në tjetrën (Video)

E publikuar: 24/11/2018 11:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ashley Watson nga Leeds i Anglisë, ka shënuar rekord për kërcimin më të gjatë së prapthi, prej njërës shufër paralele në tjetrën.

Në fakt, ky atlet britanik hyri në Librin e Rekordeve të Ginisit, pasi u hodh për 5.87 metra, para se të kapet me sukses në cak, transmeton Telegrafi.

Kjo pasi u rrotullua tri herë së prapthi, ndërsa u kap në shufrën që ndodhej në lartësinë paralele prej nga u lëshua.

“Është çudi që askush nuk e ka provuar më parë”, ka thënë Watson, pasi e kreu me sukses manovrën, pas provës së tetë. /Telegrafi/