Atlassian lançon aplikacionin Trello për Mac dhe Windows

E publikuar: 19/09/2017 20:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trello më në fund ka gjetur rrugën për në desktop. Aplikacioni popullor për menaxhimin e detyrave, është i disponueshëm tashmë në macOS dhe në Windows.

Desktop Trello

Ky është një lajm i shkëlqyer për këdo që përdor aplikacionin online të Trello. Përpara se të shndërrohej në aplikacion menaxhimi, Trello ishte një shfletues.

Ndërsa aplikacioni në ueb funksionon për mrekulli, ndarja nga sistemi operativ i kushtonte shumë funksionalitete.

Për shembull në desktop tashmë përdoruesit mund të përfitojnë nga avantazhet e njoftimeve. Pyetja është se pse u desh kaq shumë kohë për të zhvilluar një aplikacion desktop?

Ekzekutivi i kompanisë thoshte për TechCrunch se ndërsa diçka e tillë ka qenë në plan prej kohësh, startupi dikur me me fonde të limituara dhe tashmë në pronësi të Atlassian ishte i detyruar të fokusohej në eksperiencat mobile përpara se të kalonte në desktop.

Krahas aplikacioni desktop, Trello ka filluar një integrim të gjërë me shërbimet si Bitbucket, Dropbox Paper, Appear.in, Confluence Cloud etj.

Aplikacioni u ble nga Atlassian për 425 milion dollar në Janar. Së bashku me debutimin e Trello në desktop, Atlassian lançoi një konkurrent të Slack dhe quhet Stride. /PCWorld Albanian

Shkarkoni Trello për Mac dhe Windows