Ata që nuk e dinë për Leonora Jakupin (Foto të rralla)

E publikuar: 14/01/2017 15:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është ndër më të njohurat, më të bukurat, më të preferuarat në trojet shqiptare, shkruan “Kosovarja” për Leonora Jakupin.

Për ata që nuk e dinë: Karriera e Leonorës ka filluar në moshën 15-vjeçare, ku ka kënduar për herë të parë në festivalin “Zëri i Drenicës”. Kënga e saj e parë ishte “Dallëndyshe bukuroshe”.

Leonora ka marrë pjesë edhe në festivale të ndryshme, tek ka qenë edhe fituese e shumë shpërblimeve. Por, siç thotë ajo, “gjithnjë llogaris se shpërblimi më i madh është ai publikut, i cili tash e mbi njëzet vjet më duartroket, më dëgjon dhe më kërkon”.
Sot Leonora, veç zërit, ajo ka edhe performancë të veçantë, ende me bukuri magjepse, elegante…

Për ta plotësuar dëshirën e fansave të saj të shumtë gjithandej, “Kosovarja”, nga arkivi i saj, zgjodhi këto foto, të cilat publikohen për herë të parë në rrjetin social, tek këngëtarja e madhe shihet me Producentin e njohur “Zico Compani”, me të cilin ka pasur bashkëpunim disavjeçarë dhe të suksesshëm, por edhe foto të tjera të rralla.