Ata që dogjën kishat serbe nuk mund të anëtarësohen në UNESCO

E publikuar: 26/07/2015 13:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Serbi, Aleksandar Vulin, ka thënë se Serbia do të luftoj kundër idesë që Kosova të anëtarësohet në UNESCO, duke ftuar miqtë e tyre për ta ruajtur të “vërtetën” historike, raporton Tanjug.

Ai tha se ata që dogjën kishat serbe nuk mund të paraqiten si mbrojtës së trashëgimisë, dhe të aspirojnë për anëtarësim në UNESCO.

Pas liturgjisë së tij në manastirin “Arkangjeli i Shenjtë”, në Prizren, ai tha se Marti i 17-të nuk është harruar ende, dhe se ata që dogjën Virgjëreshën Ljeviske dhe dhjetëra kisha serbe tani duan të paraqiten si mbrojtës së Trashëgimisë së Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, transmeton Indeksonline.

Vulin tha se Kosova nuk mund të ekzistojë pa serbët, dhe se jeta e serbëve nuk do të ishte e mundur në “krahinë” pa ndihmën e qeverisë serbe.