Ata që diskriminohen, jetojnë me frikën se mos keqtrajtohen

E publikuar: 17/06/2016 01:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga Anita R. Haziri
Të gjithë ne kemi vështirësi në jetë, provojmë dhimbje, e shumë ngjarje të hidhuna,e reagimi ndaj këtyne situatave zakonisht na ban të përpiqemi që ta mbajm nën kontrollin tonë, në disa raste që mos t’i besdisim njerzit për rreth ose mos t’ia prishim rehatin etj. Por nganjëherë ma mirë asht që gjanat të thuhen haptazi, e mos t’i mbajm të mbylluna në vetvëte. Sepse sinqeriteti me të tjerët t’ban njeri ma të mirë edhe pse në disa raste të shtrembërojnë por nuk ka ransi e ransishme asht të ndihemi të plotësuem të kemi besim dhe rehati në vetveten tonë.
Kur isha fëmij kam ndëgju të na thonë “të shprehim ndjenjat mund të jetë e rrezikshme dhe që e mira kishte me qen t’i mbajm për vete”. Kjo funksionon për një kohë shumë të shkurt, e dikur ndjenjat e ndrydhuna na shpërthejnë, e nuk durohen ma.
Nga kjo pikpamje, çdo individ, pavarësisht nga prejardhja familjare i pasur apo i varfun, duhet me pranu si përfaqësues i tan njerëzimit dhe të respektohet nga të gjithë, por jo gjithmonë ndodh kështu… Këtu merr formë lindja e moszbatimit të një parimi me rënsi të madhe në jetë: çka tjeter veç se parimi i barazisë së njerezimit, e barazia e dim se nënkupton liritë dhe të drejtat e çdo individi: e pra ne jemi të barabartë,.. Shoqnia në të cilën jetojmë asht e mbushun me forma të ndryshme të të menduarit, jetuarit e të perceptuarit të gjanave.
Ndoshta ma mirë do të ishte që shoqni ideale ta quajm atë, ku respektohet mendimi dhe opinioni i kundërt, e qysh me u respektu përderisa bajm dallime për arsye të racës, kombësisë, gjinis, fesë të pasunit dhe të varfënit.
“Njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në të drejta”, andaj lene të zgjedh të vendos të shkollohet të mos ja ndrydh ndjenjat, vullnetin, qasjen, lene të lirë pa ba dallime grua apo burr, vetëm nëse kemi barazin dhe lirin mes vete mund të arriijm drejtësin dhe harmonin. Ndjesia e diskriminimit mes një qenie njerëzore asht forma më e keqe, dhe ma e hidhun. Por ka edhe ma keq, sepse paragjykimi dhe diskriminimi mund t’i nxisin njerëzit drejt dhunës urrejtjes e nëse i pranojm këto të dyja në mendjen tonë dhe t’i kthejm në vepra me gjuhën e urrejtjes dhe me qasjen e dhunës vaj halli për ne sepse nëse jemi të pa edukat qytetare e humane, sado të zot të jem në një fushe të caktume, nuk vlejm, e madje mund të jem edhe të damshëm për shoqnin, familjen etj.
Mos të paragjykojm në bazë të tipareve të fytyrës, të peshës, fesë ose për çdo gjë që shihet si diçka më ndryshe nga ti. pavarësisht cilën nga këto e posedon në shpirtin e tij mos harro cmoje mos t’ja ndrydhim vlerat e tij sepse ata që diskriminohen, shpesh jetojnë me frikën edhe kur kalojnë pranë ndonjë grupi njerezish, kur futen në lokal, kur shkojnë në shkollë, në punë mund t’i mbyt zemerimi, andaj pa ba dallime t’i përkrahim se si të hedh mendimet e tij, të çfarëdo natyre qofshin.
Këtu po ndërlidhem edhe me krenarin e tepruar ose të një vlerësimi të tepruar për veten, Për shembull, edhe krenaria e teprume e ban njeriun ma të prirun të përçmojë njerëzit më pak të arsimuar ose të varfun. Gjithashtu, ky njeri mund të ketë prirje e me t’ poshtnu ne grupin kolektiv ku bajm pjesë secili prej nesh.
Krejt në fund po e citoj një thanje të Fabio Volo “Duke u rritur mëson se sa e bukur dhe madhështore është Thjeshtësia”!