Askush s’ka përgjigje si dhe pse ndodhi reaksioni alergjik me votat nga Serbia

17.11.2019 20:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Askush s’ka përgjigje si dhe pse ndodhi reaksioni alergjik me votat nga Serbia

Është bërë më shumë se një muaj qëkurse zyrtarë të Komisionit Qendror Zgjedhor, pas kontaktit fizik me zarfet e ardhura nga Serbia, u ankuan për vështirësi në frymëmarrje, kruajtje të duarve e fytyrës.Madje, 12 prej tyre, për disa ditë, kanë marrë trajtim në Klinikën Infektive, ndonëse zyrtarë të saj konstatuan se ata nuk kanë “sindromë infeksioze”, duke mos dhënë më shumë detaje lidhur me arsyet e reaksionit, raporton KTV.Arsyet e reaksionit alergjik te zyrtarët e saj, ende nuk i di Komisioni Qendror Zgjedhor. Shkurt, për Kohavisionin, zëdhënësi i KQZ-së, ka thënë se për një gjë të tillë duhet të pyeten “institucionet gjegjëse”, duke aluduar në ato të drejtësisë.

Mostrat e zarfeve, pak ditë më vonë, u dërguan për ekzaminim jashtë Kosovës. Megjithatë, Prokuroria vazhdon të mos shpalosë ndonjë informatë shtesë lidhur me këtë ekzaminim.Duke mos dhënë detaje lidhur me rastin, Laureta Ulaj nga Prokuroria Themelore, ka thënë se hetimet janë duke vazhduar dhe se ende nuk kanë pranuar rezultatet e ekspertizës.“Duke iu referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, ju njoftojmë se rasti po vazhdon të hetohet, kurse sa u përket rezultateve ende nuk i kemi pranuar”, ka thënë shkurt Ulaj në një përgjigje me shkrim.

Në anën tjetër, ende pa përfunduar hetimet, Komisioni Qendror Zgjedhor, në kushte të jashtëzakonshme, ka proceduar me votat e ardhura nga Serbia.Përkundër kësaj, pas vendimit të Gjykatës Supreme, votat e mbi 3 mijë pakove nuk do të përfshihen në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

Largimi i tyre ia mundësoi koalicionit Nisma-AKR-PD, të sigurojë ulëse në Kuvend.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Vdesin dy vëllezër në Prilluzhë të Vushtrrisë, hetohen si “vdekje të dyshimta”

Vdesin dy vëllezër në Prilluzhë të Vushtrrisë, hetohen si “vdekje të dyshimta”

Shtrirja e VV-së në Maqedoni, Ahmeti e quan të pashëndetshme – thotë se e copëton elektoratin shqiptar

Shtrirja e VV-së në Maqedoni, Ahmeti e quan të pashëndetshme – thotë se e copëton elektoratin shqiptar

Agim Bahtiri merr pjesë në protestën e Mitrovicës, ku u protestua edhe kundër tij

Agim Bahtiri merr pjesë në protestën e Mitrovicës, ku u protestua edhe kundër tij

Lutfi Haziri jep detaje për nëntë rastet e reja me Covid-19 në Gjilan

Lutfi Haziri jep detaje për nëntë rastet e reja me Covid-19 në Gjilan

Vetëvendosje thotë se Qeveria Hoti hoqi dorë nga shtetësia për të shkuar në dialog me Serbinë

Vetëvendosje thotë se Qeveria Hoti hoqi dorë nga shtetësia për të shkuar në dialog me Serbinë

Deputeti gjerman Peter Beyer: Kosova duhet të refuzojë pazarin e ndyrë

Deputeti gjerman Peter Beyer: Kosova duhet të refuzojë pazarin e ndyrë

Haxhiu: Qeveria jolegjtime paska hequr dorë nga hetimi dhe gjykimi i krimeve të luftës

Haxhiu: Qeveria jolegjtime paska hequr dorë nga hetimi dhe gjykimi i krimeve të luftës

Në Amerikë, del nga burgu ortaku i Pablo Escobarit

Në Amerikë, del nga burgu ortaku i Pablo Escobarit

Më 27 qershor, Kosova e Serbia do të diskutojnë për marrëveshje të tipit mini-Schengen

Më 27 qershor, Kosova e Serbia do të diskutojnë për marrëveshje të tipit mini-Schengen

Tensionet Turqi-Francë, NATO thërret takim virtual për sqarime

Tensionet Turqi-Francë, NATO thërret takim virtual për sqarime

Pse burrat i adhurojnë gratë me forma të theksuara?

Pse burrat i adhurojnë gratë me forma të theksuara?

Vëllai i Floyd kërkon që OKB-ja të hetojë racizmin dhe dhunën e policisë në SHBA

Vëllai i Floyd kërkon që OKB-ja të hetojë racizmin dhe dhunën e policisë në SHBA

Finalja e parë e arritur, Armend Dallku në vitin e parë si trajner

Finalja e parë e arritur, Armend Dallku në vitin e parë si trajner

AGK mirëpret reagimin e Prokurorisë në rastin e Gazetës Online “Insajderi”

AGK mirëpret reagimin e Prokurorisë në rastin e Gazetës Online “Insajderi”

Jakup Krasniqi: Qeveria “Hoti” jo e qëndrueshme

Jakup Krasniqi: Qeveria “Hoti” jo e qëndrueshme

IPhone që regjistron automatikisht ndërveprimin tuaj me policinë, nëse jeni ndaluar diku në rrugë

IPhone që regjistron automatikisht ndërveprimin tuaj me policinë, nëse jeni ndaluar diku në rrugë