Arsenalin e eliminon ‘pesha’ e golit të mysafirit (VIDEO)

E publikuar: 17/03/2015 22:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arsenalit nuk i ka mjaftuar fitorja 2:0 ndaj Monacos në Francë, për të shkuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Topçinjve u ka kushtuar shtrenjtë humbja 1:3 në shtëpi në ndeshjen e parë, fitore kjo që e çoi përpara ekipin francez, vetëm falë avantazhit të golit të mysafirit, pasi rezultati i përgjithshëm pas dy ndeshjeve ishte, 3:3.

Por, pasi klubi mbretëror francez ka shënuar tre gola si mysafir, e preku çerekfinalen. Golat për ekipin e Arsene Wengerit sonte i shënuan Olivier Giroud (36’) dhe Aaron Ramsey (79’).

Në duelin tjetër, Atletico Madridi e mposhti Bayer Leverkusenin 1:0 falë golit të Mario Suarez (27’). Pasi ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat identik, ekipet do të shkojnë në vazhdime. /Zëri/

/zeri/