Arsenal 2-0 Tottenham: Notat e lojtarëve, Mustafi e Sanchez më të mirët

E publikuar: 18/11/2017 15:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arsenal ka triumfuar në derbin londinez kundër Tottenham Hotspurs.

Gunnersat ishin më të mirë se Spursave në saje të rezultatit të pastër prej 2-0.

Tashmë kanë dal edhe vlerësimet e para të lojtarëve të ndeshjes së xhiros së 12 të ligës elitare angleze.

Alexis Sanchez dhe Shkodran Mustafi ishin protagonistë të ndeshjes duke realizuar secili nga një gol.

Kjo ka bërë që dyshja e të besuarve të Arsene Wenger të vlerësohen më së miri duke u notuar secili me 8.4.

Son Heung-Min (5.9) dhe Eric Dier (6.2) të Tottenhamit morën notat më të vogla kundër Arsenalit.

Pas kësaj, Arsenali zë pozitën e pestë të renditjet tabelore të ligës elitare angleze me 22 pikë ndërsa Spursat pozicionohen të tretit me 23 pikë. /Telegrafi/

Arsenal

Tottenham Hotpsur