Arrestohen dy të dyshuar në Vushtrri për sulm ndaj personit zyrtar

E publikuar: 26/07/2019 14:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar në Vushtrri, për veprën penale ‘sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës’.

Policia bën të ditur se ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 09:19 në rrugën magjistrale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në segmetin rrugor fshati Gracë.
“Për shkak të vozitjes së rrezikshme është ndaluar automjeti dhe nga kundërvajtësi janë kërkuar dokumentet dhe në shenjë pakënaqësie të dyshuarit A.V., 41 vjeçar dhe A.V., 23 vjeçar kanë shfaqur agresivitet dhe kanë sulmuar zyrtarët policorë duke iu shkaktuar lëndime. Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në stacionin më të afërt policor në Vushtrri”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, transmeton Telegrafi.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor.