“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë ajrore me dylbi për të cilat nuk kishte leje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. Rasti ka ndodhur në fshatin Osojan të Istogut.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti është në procedurë të rregullt.
Po ashtu, policia ka arrestuar edhe dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre është gjetur dhe konfiskuar një revole TT.
“Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar, rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.