Apple prezanton iPhone 8, 8 Plus dhe iPhone X

E publikuar: 13/09/2017 17:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

[ad_1]

20:54 Tim Cook largohet nga skena

20:53 “Besoj se një prej mënyrave më të mira për ti shprehur vlerësimin njerëzimit është duke bërë diçka të mrekullueshme për ta.” Steve Jobs

20:52 Tim Cook citon Steve Jobs duke thënë se ai do ishte krenar për ato që kemi prezantuar për ju sot. Salla duartroket në nder të tij

20:51 Tim Cook në skenë. “Çfarë dite kemi pasur sot. Një Apple Watch me valë celulare, një TV Apple me 4K dhe HDR, një iPhone 8 dhe një telefon të së ardhmes, iPhone X.”

20:49 Apple X fillon shitjet më 27 Tetor dhe është i disponueshëm në 64GB dhe 256GB duke filluar nga 999 dollar

20:48 Dizajneri industrial i Apple prezanton në një video iPhone X

20:45 Ky është iPhone X

20:44 Apple ka zhvilluar një pajisje të ngarkimit wireless quajtur AirPower me të cilin mund të ngarkoni baterinë e disa pajisjeve të Apple njëherazi si iPhone, Apple Watch dhe AirPods

20:42 iPhone X ka 2 orë më shumë jetëgjatësi baterie sesa iPhone 7. Përmban ngarkim wireless dhe bazohet mbi standardin Qi Wireless duke funksionuar me pajisjet e palëve të treta

20: 41 E gjitha e mundur vetëm falë Apple A11 Bionic.

20:40 Edhe kamera frontale mbështet Portrait Lighting

20:40 Kamera përmbajnë funksionalitetin e ri Portrait Light

20:39 Të dy kamerat kanë stabilizim optik të imazhit dhe videos

20:39 Ashtu si iPhone 8, iPhone X ka dy sensorë 12 megapiksel të pasëm

20:36 Me animoji përdoruesit mund të krijojnë emoji të animuara duke përdorur gjestet me fytyrën e tyre

20:35 Në bashkëpunim me Snapchat Federighi demonstron fuqinë e kamerës së Face ID dhe thellësinë e efekteve sikur të ishin reale

20:34 Për të shkyçur telefonin mjafton të shikoni mbi të dhe të tërhiqni me gishtin tuaj për të hyrë në meunë e aplikacionin

20:32 Aplikacionet shfrytëzojnë ekranin OLED në maksimum. Për tu larguar nga një aplikacion mjafton të tërhiqni nga poshtë

20:31 Craig Federighi demonstron mënyrën e funksionimit të iPhone X

20:30 Apple ka krijuar Animoji duke përdorur fuqitë funksionale të kamerës së Face ID

20:29 Face ID funksionon edhe me Apple Pay por edhe aplikacione të palëve të treta

20:28 Shansi që një person të shohë në iPhone tuaj dhe të shkyçë telefonin është 1 në 1 milion

20:28 Të dhënat përpunohen dhe mbahen në iPhone me procesorin Apple A11 Bionic dhe nuk dërgohen tek asnjë server

20:26 Face ID mëson fytyrën tuaj përmes inteligjencës artificiale dhe një motori neural. Ky motor përpunon 600 miliard operacione në sekond

20:24 Kjo teknologji mundësohet falë një kamere infrared, kamerës frontale, mikrofonit, boksit sensorit të dritës, ndriçimit të ekrani etj

20:24 Apple zëvendëson Touch ID me Face ID

20:21 Pa butonin fizik, për të shkuar në ekranin Home mjafton të tërhiqni me gishtin tuaj nga poshtë. E njëjta vlen edhe aplikacionet, menunë dhe pothuajse çdo ndërfaqe

20:21 Ekrani OLED mbështet HDR

20:20 Apple konfirmon ekranin OLED

20:20 iPhone X ka ekran 5.8 inç me rezolucion 2436×1125 dhe 458ppi

20:19 Apple prezanton iPhone X

20:16 Tim Cook në skenë: “Kemi edhe diçka tjetër”

20:16 iPhone në shitje më 15 Shtator, iOS 11 debuton me 19 Shtator

20:15 iPhone 8 kushton 699 dollar me dy opsione 64GB dhe 256GB. Edhe iPhone 8 Plus vjen në versione, 64GB dhe 256GB dhe kosto 799 dollar

20:14 iPhone fillon me një model 64GB deri në 256GB

20:13 Ngarkimi wireless bazohet mbi standartin Qi Wireless

20:13 E ardhmja është Wireless. iPhone 8 ka LTE Advanced, Bluetooth 5.0

20:12 Falë xhamit të pasëm, Apple mund të integrojë ngarkimin wireless

20:10 Apple demonstron një lojë me iPhone. Loja Machines vjen në App Store këtë muaj

20:10 Me realitetin e shtuar mund të përjetojmë lojërat në një mënyrë tjetër

20:07 A11 Bionic mund të gjurmojë dhe përpunojë lëvizjet në skenat reale për ti përkthyer në realitetin e shtuar

20:06 Kjo nuk është e gjitha por kamera e iPhone 8 është e shkëlqyer edhe në realitetin e shtuar

20:05 Me iPhone 8 mund të realizoni video 1080p me 240 frekuenca në sekondë

20:05 Një demonstrim i Portrait Lighting

20:04 Falë Apple A11 Bionic dhe kamerës të pasme të dyfishtë Apple ka krijuar një efekt të ri Portrait Lighting

20:01 Apple ka dizajnuar gjithashtu ISP-në e saj për sensorin 12 megapiksel. Kjo e fundit ka stabilizim optik të imazheve. Në iPhone 8 Plus dy sensorët kanë hapje f/1.8 dhe f/2.8

20:00 IPhone 8 ka ekran 4.7 inç ndërsa iPhone 8 Plus 5.5 inç

19:59 Procesori është 70% më i shpejtë sesa Apple A10. Ai sjell grafikat e para të dizajnuara nga vetë kompania pas ndarjes me Imagination Technologies

19:58 iPhone 8 vjen me procesorin Apple A11 Bionic. Ai ka gjashtë bërthama, dizajn 64Bit dhe 4.3 miliard tranzistorë

19:57 iPhone 8 rikthen xhamin e pasëm. Vjen në ngjyrë të argjendtë, gri dhe artë

19:56 Tim Cook prezanton iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus

19:56 Sot kemi lajme të mëdha për ju

19:55 ndryshuam mënyrën sesi komunikojmë me iMessage dhe FaceTime. iPhone revolucionarizoi sigurinë dhe privatësinë me Touch ID

19:54 Ekrani me prekje ndryshoi mënyrën se ndërveprojmë me telefonin

19:54 Është e magjishme të mësojmë sesa çfarë impakti ka pasur ky produkt te jetët e njerëzve në mbarë botën

19:53 Tim Cook rikthehet, është momenti të flasim rreth iPhone

19:52 Televizori i ri Apple TV 4K del në shitje në 15 Shtator dhe fillon nga 179 dollar

19:51 Apple demonstron video lojën Sky në televizorin 4K

19:48 Procesori Apple A10x Fusion krijon një mori mundësish siç është luajtja e lojërave

19:47 Apple TV debuton në Francë, Gjermani, Suedi, Norvergji dhe Britani

19:46 Të gjithë titujt në iTunes do të shndërrohen në 4K HDR

19:45 Në zemër të Apple TV 4K është procesori Apple A10X pjesë e iPad Pro

19:43 Teksti është më i mprehtë, ngjyrat kanë më shumë shkëlqim me televizorin e ri Apple

19:42 Ekziston një teknologji edhe më e avancuar sesa 4K, është High Dynamic Range (HDR)

19:41 Në zemër të televizorit të ri janë faktorë të rëndësishëm dhe Eddy Cue në skenë për ti shpjeguar

19:40 Ekzekutivi i Apple prezanton televizorin 4K të kompanisë

19:37 Tim Cook rikthehet në skenë

19:36 Kjo është ora e re inteligjente e cila vjen në dy versione me valë Wi-Fi dhe celulare. Ora del në shitje më 15 Shtator duke filluar nga 329 dollar

19:35 Apple Watch 3 vjen me ngjyra dhe rripa të rinj por edhe fytyra të reja ore

19:33 Jeff Williams impresionon pjesëmarrësit me aftësitë e orës inteligjente e cila mund të realizojë thirrje pa një telefon

19:32 Pavarësisht përpjekjeve për të shtuar valët celulare, kjo nuk ka ndikuar në madhësinë e Apple Watch 3 sepse do të jetë po aq sa edhe Apple Watch 2

19:31 Ekrani i orës shërben si antenë, ndërsa është integruar gjithashtu një kartë SIM elektronike me LTE

19:31 Wi-Fi dhe Bluetooth janë 50% më efikasë

19:30 Apple Watch 3 vjen me procesor me dy bërthama dhe ofron 70% më shumë performancë

19:28 40 milion këngë do të jetë të disponueshëm në krahun tuaj përmes Apple Music

19:27 Ora inteligjente jo vetëm funksionon më vehte me valët celulare por edhe Siri mund të funksionojë pa nevojën e një iPhone

19:26 Jeff prezanton gjeneratën e re të orës inteligjente. Apple Watch 3 vjen me valët celulare

19:25 Apple Heart Study është iniciativa më e re e cila përdor të dhënat e grumbulluara nga Apple Watch dhe identifikuar aritminë e zemrës

19:24 Jeff tregon sesi kanë përmirësuar aplikacionin për matjen e rrahjeve të zemrës

19:23 Monitori i rrahjeve të zemrës në Apple Watch është monitori më i përdorur sot në botë

19:22 “Është inspiruese për ne të mësojmë sesa shumë njerëz kanë gjetur ndihmë tek Apple Watch.”

19:21 Jeff Williams në skenë për të folur për Apple Watch

19:19 Apple është një kompani ku kënaqësia e konsumatorit arrin në 97%

19:18 Apple Watch u rrit me 50% dhe ditën e sotme kjo orë është modeli më i shitur në botë

19:16 Rikthehet Tim Cook. “Le të flasim rreth atyre që do të prezantojmë sot duke filluar me Apple Watch.”

19:11 Cook tregon se Apple po përpiqet për tu ardhur në ndihmë të prekurve të urganit Irma. Përpara se të prezantohen produktet në skenën ngjitet Angela Ahrendts për të folur rreth dyqaneve të reja të Apple të cilat do të kenë format të ri.

19:09 Kampusi i ri i Apple ushqehet nga energji 100% e rinovueshme

19:05 “Shpirti i Steve Jobs do të jetë gjithnjë pjesë e ADN-së të Apple”

19:04 Ekzekutivi i Apple në një monolog për kampusin ri, inspirimin dhe ADN-në e Apple e bart shenjën e Steve Jobs

19:03 Tim Cook në skenë!

Apple do të prezantojë ditën e sotme një rang pajisjesh ku padyshim spikasin telefonët ikonikë të kompanisë iPhone.

Tim Cook pritet të dalë në skenë për të prezantuar tre iPhone të rinj, një orë inteligjente të re, një televizor të ri dhe një palë kufje wireless të reja.

Ylli i mbrëmjes padyshim do të jetë iPhone X, një version premium i flagshipit të Apple i cili do të karakterizohet nga ekran pa skaje, teknologji për njohjen e fytyrës dhe ngarkim wireless.

Sipas raportimeve, iPhone X pritet të kushtojë 1,000 dollar. Aktiviteti fillon në 19:00 me orën tonë lokale dhe transmetohet live nga uebsajti i kompanisë. /PCWorld Albanian

[ad_2]

Lexo nga burimi i lajmit