Angelina Jolie nis “luftën” kundër ISIS, publikon foto ironike ndaj tyre

E publikuar: 16/09/2015 12:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aktorja e famshme hollivudiane Angelina Jolie, ka nisur një “betejë” të ashpër kundër ISIS.

Nga profilet e saj zyrtare në rrjetet sociale ajo bënë thirrje e madje nuk kursen as sharjet dhe dozat e forta të sarkazmës me lëvizjen terroriste ISIS.
Në një postim të fundit që ajo ka hedhur në Fun-clubin e saj në Facebook, shikohet kjo karikaturë që tregon “luftëtarët” e ISIS që kanë ekzekutuar një vajzë të vogël. Aktorja Jolie e shoqëron komentin për këtë foto me një barcaletë hironike për ISIS.
Ja ironia e shoqëruar me foto
“Dje një nga krerët e ISIS ndali makinën e tij përpara një Kishe të Krishterë.
Kreu i ISIS pyet: A jeni ju Musliman?
Burri i Krishterë që ishte aty: Po, unë jam një Musliman.
Kreu i ISIS përgjigjet: Epo në se ja Musliman, më recito disa vargje nga Kurani.
Burri i Krishterë i reciton atij disa vargje nga Bibla…
Kreu i ISIS thotë: Ok, hallall, shko!”