Anëtarët kërkojnë të informohen për kandidatët në veri, KQZ-ja s’ka informacione

19.04.2019 14:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Anëtarët kërkojnë të informohen për kandidatët në veri, KQZ-ja s’ka informacione

Anëtarët e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kanë kërkuar të dië se a janë të njëjtë kandidatët që po kandidojnë tash me ata që kanë dhënë dorëheqje.

Valmire Selmani, nga zyra për Certifikim dhe Regjistrim të Partive Politike, tha se nuk i kanë ende të dhënat e sakta sa i përket kësaj çështjeje.

“Nga data-baza kemi marrë konfirmimin se gjendjen të gjithë në listën e votuesve por sa prej tyre nuk e kemi marrë ende verifikimin për ata që kanë dhënë dorëheqje dhe garojnë. Por gjatë ditës së sotme do ta marrim konfirmimin për data-bazën. E di që ka të përsëritur por verifikim nga data-baza nuk kemi”.

Anëtari i KQZ-së Sabri Hamiti ka kërkuar që të analizohen nga ky komision emrat e kandidatëve.

“Unë e kuptoj që këtë pjesën formale, pjesën standarde që janë në listë votuese, që e kanë zotësinë juridike me kandiduar po. Por duhet ta shikojmë edhe pjesën tjetër sepse ata janë kandidatë të cilët kanë dhënë dorëheqje dhe të analizohet pak më thellë në KQZ çështja e tyre”.

Kurse Adnan Rrustemi, ka tha se duhet të trajtohet aplikacioni i Listës Serbe dhe kandidatëve të saj.

“Pajtohem që mendoj se KQZ-ja, duhet ta kemi parasysh se nuk është zgjedhje të zakonshme. Mendoj q ë duhet ta trajtojmë më thellësisht aplikacionin e listës serbe dhe aplikacionet e kandidatëve të saj. Nuk jam kundër asnjë serbi as anëtarëve të thjeshtë të Listës Serbe”.

“Por po ashtu qytetarët e këtyre komunave kanë të drejtë në qeverisje që u është mohuar nga dorëheqja. Në këtë funksion do diskutojmë në mbledhjen kur të na vijnë emrat konkretë por duhet të kërkojmë letrat e dorëheqjeve të kandidatëve që 3 prej tyre pra kanë qenë kryetarë. Arsyet e dorëheqjeve, format e dorëheqjeve sepse nuk i kemi pa dhe Qeveria e Kosovës nuk ka fol zyrtarisht për këtë”.

“Ti shohim shkresat e tyre. Mendoj se KQZ-ja e ka një rast të mirë në këto zgjedhje për t’i disiplinuar kandidatët e Listës Serbe dhe të përgjegjësia që kanë në raport me legjislacionin. Nuk mund ta kapërcejmë vetëm teknikisht por duhet të sillen kandidatë shtesë”.

Në këtë mbledhje u miratua edhe Plani Operacional për zgjedhje të jashtëzakonshme në veri të vendit.

Rrustemi tha se duhet të ketë bashkëpunim me Policinë, edhe pse ky institucion ka ofruar ndihmë në këtë drejtim.

“Nga ajo që na kanë thënë sekretariati, policia është tashmë e përfshirë edhe në këtë drejtim. Fillon që nga procesi aktual pastaj mbikëqyrja e fushatës, ofrimi i sigurisë, transportimi i materialit zgjedhor e deri te ofrimi i sigurinë në zgjedhje. Të intensifikohen raportet e KQZ-së më shumë me policinë dhe institucionet tjera për ë mbuluar sigurinë në tërësi”.

Poashtu, u miratuan edhe propozimi për periudhën e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës i cili ka qenë nga 25 prilli, ku u shty për 23 deri më 30 prill.

Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe janë tri subjektet që kanë aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 19 majit në katër komunat veriore, raporton EO.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar mbrëmë se është përmbyllur afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike që duan të marrin pjesë në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kuvendi voton qeverinë e re të Kosovës të drejtuar nga Avdullah Hoti i LDK-së

Kuvendi voton qeverinë e re të Kosovës të drejtuar nga Avdullah Hoti i LDK-së

Veseli: Kurti po ik prej vetes, ishte qyqar ndaj Serbisë dhe antiamerikan

Veseli: Kurti po ik prej vetes, ishte qyqar ndaj Serbisë dhe antiamerikan

Me votimin e Qeverisë Hoti, Mitrovica e Veriut shkon në zgjedhje

Me votimin e Qeverisë Hoti, Mitrovica e Veriut shkon në zgjedhje

Selimi para deputetëve: Kjo është Qeveri e Thaçit, qëllimet i keni të cekëta por të rrezikshme

Selimi para deputetëve: Kjo është Qeveri e Thaçit, qëllimet i keni të cekëta por të rrezikshme

LIVE – Hoti: Qeveria e re do t’i ketë dy prioritete; luftën kundër pandemisë dhe rimëkëmbjen ekonomike

LIVE – Hoti: Qeveria e re do t’i ketë dy prioritete; luftën kundër pandemisë dhe rimëkëmbjen ekonomike

Seanca nis me një minutë heshtje për minatorët e Artanës

Seanca nis me një minutë heshtje për minatorët e Artanës

Hoti është nisur për në Kuvend

Hoti është nisur për në Kuvend

Haki Rugova: I kemi numrat, sot do ta kemi qeverinë Hoti

Haki Rugova: I kemi numrat, sot do ta kemi qeverinë Hoti

“Vota për qeverinë e re, votë për Kosovën”

“Vota për qeverinë e re, votë për Kosovën”

Kurtit nuk i bën përshtypje seanca e Kuvendit, e thirrur për të votuar Hotin për Kryeministër

Kurtit nuk i bën përshtypje seanca e Kuvendit, e thirrur për të votuar Hotin për Kryeministër

Qeveria e Kosovës: Marrim përsipër mbulimin e Kartonit të Gjelbër për diasporën për vitin 2020

Qeveria e Kosovës: Marrim përsipër mbulimin e Kartonit të Gjelbër për diasporën për vitin 2020

Donika Kadaj-Bujupi nuk kallxon se a do ta votoj Qeverinë Hoti

Donika Kadaj-Bujupi nuk kallxon se a do ta votoj Qeverinë Hoti

Nxirren trupat e pajetë të minatorëve në Artanë – dërgohen për obduksion

Nxirren trupat e pajetë të minatorëve në Artanë – dërgohen për obduksion

Mikrobiologu britanik: Nuk ka asnjë provë që të vërtetojë një valë të dytë të koronavirusit

Mikrobiologu britanik: Nuk ka asnjë provë që të vërtetojë një valë të dytë të koronavirusit

Milaim Zeka thotë se VV po luan me Familjen Jashari përmes Muratit

Milaim Zeka thotë se VV po luan me Familjen Jashari përmes Muratit

Shpëtoi një grua, ushtria e Zvicrës dekoron ushtaren me prejardhje shqiptare – Antigona bëhet personi i parë që merr “shiritin CdA”

Shpëtoi një grua, ushtria e Zvicrës dekoron ushtaren me prejardhje shqiptare – Antigona bëhet personi i parë që merr “shiritin CdA”