Ancelotti kërkon nga Reali dyshen Benzema-Achraf

E publikuar: 09/07/2018 13:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelottin, disa ditë të javës së fundit i kaloi në Madrid.

Sipas Marcas, një nga arsyet e vizitës të teknikut italian është edhe tregu i transferimeve të skuadrës napolitane.

Besohet se ai është takuar me drejtorin sportiv të Real Madridit, Jose Angel Sanchez, për të diskuar rreth disa transferimeve të mundshme.

Besohet se fillimisht temë diskutimi ishin Karim Benzema dhe Hakim Achraf.

Por, transferimi i dyshes nuk është lehtë për t’u arritur, sepse si sulmuesi francez është në planet e trajnerit Julen Lopetegui, kurse për mbrojtësin maroken janë futur vonë në garë.

Për Achraf tashmë e disa kohë ka shfaqur interesim Borussia Dortmund dhe besohet se klubi gjerman është afër të sigurojë shërbimet e 19-vjeçarit.

Përveç Benzemas trajneri italian ka shfaqur interesim për të kthyer në Napoli edhe Edinson Cavanin.

Aktualisht është vetëm fillimi i tregut të transferimeve dhe sa do të arrijë presidenti Aurelio De Laurentiis të përmbushë dëshirat e Ancelottit kjo mbetet të shihet. /Telegrafi/